E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani, aktiv ne merkato

Pavaresisht problemeve te fundit, Elbasani eshte duke vijuar normal me merkaton e dimrit. Nen drejtimin trajnerit Mirel Josa, verdheblute po pergatiten per ta nisur mbare pjesen e dyte te ketij edicioni. Nderkohe, dje eshte bashkuar me skuadren e Elbasanit edhe nje prej blerjeve me te fundit, Eleandro Pema, ish-lojtar i Flamurtarit gjate fazes se pare. Pema eshte perforcimi i dyte i rendesishem, pas mbrojtesit tiranas, Nevil Dede. Pema kishte me shume se nje muaj qe mbeti pa ekip, pas perjashtimit nga Flamurtari. Megjithate, sulmuesi kryeqytetas kishte nje kontrate me vlonjatet. Keta te fundit per te mos dale duarbosh, gjeten nje mundesi te mire, qe te binin ne ujdi me Elbasanin, per te realizuar shkembenin mes sulmuesit Pema dhe mesfushorit, Merxha. Pas ketij shkembimi, Merxha i eshte bashkuar Flamurtarit dhe eshte vene ne urdhrat e trajnerit, Edmond Licaj. Vlonjatet jane nisur drejt Malit te Zi, ku do te zhvillojne per dy jave fazen pergatitore te dimrit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›