Vllaznia, merkato me te larguarit
Vllaznia eshte duke vepruar serish me kujdes ne merkaton e janarit, duke mirepritur ata lojtare, qe nje sezon me pare ishin pjese e ketij ekipi. Keshtu sulmuesi i Hacetepes, Xhevahir Sukaj eshte bere pjese zyrtare e Vllaznise dhe prane kalimit te kuqeblu eshte edhe Admir Teli. Por, nje tjeter -ish, Elvis Kraja pritet te bashkohet me shkodranet, ne pjesen e dyte te gares, duke qene se ka prishur kontraten me ekipin e tij ne kampionatin sllovak. Keto perforcime kane shtuar ambiciet e Vllaznise, qe kryeson aktualisht Kategorine Superiore. Presidenti, Valter Fushaj eshte shprehur se nuk do te pajtohet me vendin e dyte, dhe se me merkaton e janarit synimet jane per t'u shpallur kampione vendi.