Zjarri le nje familja ne qiell te hapur
LEZHE- Pjesetaret e shtepise kane shpetuar per fat nga zjarri, qe perfshiu ne mesnate banesen e tyre, teksa ata kane qene duke fjetur. Ngjarja ndodhi dje pas mesnate ne banesen nje-kateshe me tre dhoma te Nikoll Pjetri ne fshatin Zejmen. Sipas deshmise se kryefamiljarit, banesa eshte djegur si rezultat i nje shkendije elektrike, qe ka shkaktuar edhe zjarrin, pasi banesa ka qene e mbuluar me cati. Kryefamiljari, 42 vjec ka treguar ne polici se energjia elektrike ne kete fshat, mungonte prej disa ditesh per shkak te nje avarie te rende, qe kishte pesuar linjat e transmetimit nga moti i keq. Ardhja e energjise me tension te larte mund te kete shkaktuar edhe qarkun elektrik. Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po kryhen veprimet procedurale. Nderkohe qe policia do te nxjerre shkakun e zjarrit, familjaret do te enden neper te afermit e tyre. Ata thone se pas kesaj qe u ndodhi, nuk dine si te zgjidhin hallin e strehimit.
A. Bushi
A. Bushi