Elbasani fiton por Laze shet aksionet
Duke nisur nga e shtuna e dates 27 nentor njeriu qe e riktheu skuadren verdheblu ne majen e futbollit shqiptar e shpalli ate kampion te vendit ne sezonin 2005-2006 ka vendosur te terhiqet. Situata kritike te Elbasani problemet e shumta financiare denimi nga FIFA me heqjen e 3 pikeve per mosrespektimin e kontrates me futbollistin Darko Peric tre sezone me pare por edhe problematika te tjera personale e kane detyruar Lazen te hape krahun duke ia dhene mundesine ndokujt tjeter per ta marre stafeten. Nga informacionet ky i fundit ka 49 per qind te aksioneve te KS Elbasani 18 i ka Gentian erraga dhe 33 i disponon bashkia. Kujtojme se Arben Laze ka pasur edhe probleme me drejtesine nga ku iu desh
te beje edhe disa vite burg. Edhe kjo gje duket se ka ndikuar ne terheqjen e tij.
Persa i perket takimit fillimisht kane kaluar te paret ne avantazh ballshiotet me ane te Fjodor Xhafes por brenda pak minutave loje Endri Dalipi barazon ndersa sulmuesi Armando Sadiku kalon ne avantazh verdheblute. Por miqte nuk do te pajtoheshin me kete rezultat dhe pak minuta me vone Bega do te shenonte serish por do te merrte edhe karton te kuq. Duke pasur nje karton te verdhe lojtari hoqi fanellen duke festuar dhe arbitri me te drejte i dha kartonin e dyte te verdhe e njekohesisht te kuqin. Ne inferioritet numerik miqte zhvendosen ne zonen e tyre teksa vendasit shtojne sulmet duke realizuar edhe golin e fitores me ane te malazezit Radovic.
Elbasani-Bylis 3-2
Shenues Dalipi 59 Sadiku 63 Radovic 92/ F.Xhafa 57 Bega 72
Kartone te verdhe Ristevski Guy Shoshi Bega 2
Karton i kuq Bega
Gjyqtare Pajtim Lapi/ G.Koka dhe S.Zekaj
Elbasani Dushku Idrizi Sulejmanovic Ramazani Ristevski Gava Merxha Dalipi Radovic 67 Hyshmeri Sadiku Rraboshta Lloga 82. Trajner K.Alimehmeti
Bylis Simov Arbri Bega Shoshi Bektovic Idrizi 63 Kepi Hamzai 68 Popovic Kule Guy Dimo Xhafa. Trajner N.Ilievski
Deklarata
Krenar Alimehmeti trajner i Elbasanit Ishte nje fitore qe e prisnim prej kohesh. Skuadra luajti me grinte deri ne fund dhe ia doli mbane. Shpresoj te ruajme kete ecuri.
Nikola Ilievski trajneri i Bylisit Shenuam te paret dhe nuk ditem te ruajme avantazhin. Elbasani reagoi shpejt dhe kjo na prishi planet. Me pas me nje lojtar me pak per ta u be me e thjeshte.
Leonard Karaj