Menaxhere te huaj per Lilen Lilajn e Dushkun
Andi Lila Sabien Lilaj dhe Erion Dushku kane qene lojtaret me te fokusuar ne ndeshjen e djeshme Tirana-Flamurtari. Sipas informacioneve te sigurta ne shkallet e stadiumi kombetar Qemal Stafa kane qene te pranishem edhe dy menaxhere kroate te cilet jane interesuar ekskluzivisht per keta lojtare. Pas ndeshjes nuk ka pasur asnje deklarate te ketyre te fundit per lojen e treshes se Tiranes por gjithsesi ai qe pritet me se shumti te largohet nga klubi bardheblu eshte mbrojtesi i Kombetares Andi Lila. Per kete te fundit ka pasur dhe vazhdon ende te kete nje interesim edhe nga dy skuadra turke ajo e Sivasporit dhe Bucasporit. Te dyja klubet kane cuar me pare vezhgues per te ndjekur lojtarin dhe me gjasa do te tentojne ta marrin qe ne merkaton e janarit.