Elbasani humb derbin Shkumbini ne hapat e kreut
Elbasani humbet derbin e prefektures ndaj Shkumbinit i cili me fitoren 2-1 ne transferte eshte vene ne ndjekje te kreut i pozicionuar ne vendin e katert -4 pike nga tri skuadrat qe mbajne vendin e pare me pike te barabarta Skenderbeu Dinamo e Flamurtari. Peqinasit kane mundur te marrin tri pike te arta ne Ruzhdi Bizhuta. Ndeshkimi i Elbasanit ka ardhur in extremis pikerisht ne minuten e 89 ku Gerbovic ka vulosur fitoren 2-1 te miqve. Shkumbini e ka nisur mjaft mire kete derbi teksa ka kaluar ne epersi qe ne minuten e 12 te lojes me ane te Emiljano Veliaj. Nje goditje e forte e Veliajt specialitet i spikatur i tij ka perfunduar ne rrjeten e portierit verdheblu Llani i cili mban gjithashtu pergjegjesi per kete gol. Vetem nje minute me pas jane serish peqinasit qe mund ta kishin fundosur ne pak kohe Elbasanin teksa sulmuesi bardhekalter Mustafaraj i vetem me porten e boshatisur te vendasve ka gabuar fatalisht. Duke mos arritur ta dyfishoje dot rezultatin per te tijte. Me kalimin e minutave verdheblute mundohen te reagojne te marrin ne dore lojen por nuk kane qartesine e duhur. Ne minuten e 36 nje kundersulm pa pretendime i vendesve ka ndeshur ne nje nderhyrje te gabuar te mbrojtesve peqinas cka e ka detyruar gjyqtarin Ervis Peza te akordoje penallti per Elbasanin. Dalipi e kthen ne gol. Pjesa e dyte nuk ofron shume pervec golit te Gerbovic nje minute para mbylljes se kohes se rregullt qe firmos fitoren e peqinasve.