Kalorite dhe shendeti i tepert
Kaloria eshte energjia qe marrim permes ushqimit. Nese marrim shume kalori pasoja eshte shendoshja. Deri ketu te gjithe jane te nje mendjeje. Po sa kalori kane produkte te ndryshme ushqimore
Kur jemi ne supermarket apo ne cdo vend qe shitet ushqim gjeja e pare qe bejme kur marrim ne dore nje produkt te caktuar eshte te shohim se sa kalori permban. Jemi apo nuk jemi ne diete kjo nuk ka shume rendesi sepse thuajse gjithmone njerezit jane te prirur qe te blejne ushqimet qe kane me pak kalori duke menduar se kane bere zgjedhjen e duhur. Por sipas disa eksperteve mund te ndodhe qe pikerisht numerimi apo marrja ne konsiderate e kalorive mund te na shendoshe me shume. Kjo sepse menyra aktuale e numerimit te kalorive ka shume te meta ne vetvete dhe si pasoje numri i kalorive qe gjendet ne etiketat e produkteve ushqimore dhe ne librat e dietave eshte gabim ne masen 25.
Po te hani ushqime me 20 kalori me shume ne dite do te thote qe brenda nje viti do te shtoni pa frike 2 kilograme. Tani beni nje llogaritje qe keto 20 kalori me shume i merrni nga cdolloj ushqimi. Ne kete rast kemi nje efekt te shumefishuar dhe nje shtim ne peshe ne dukje te pa shkak dhe te pajustifikuar. Nese kjo teori eshte e drejte ajo mund te shpjegoje se perse ata qe perpiqen me te gjitha forcat qe te bien ne peshe duke llogaritur kalorite e ushqimeve qe konsumojne vazhdojne qe te shendoshen dhe te cuditen nga nje gje e tille. Mos valle dietologet i kane bere me kot llogarite e kalorive. Le te shohim se cfare thote studimi ne fjale.
Kaloria eshte energjia qe marrim permes ushqimit. Nese marrim shume kalori pasoja eshte shendoshja. Deri ketu te gjithe jane te nje mendjeje. Po sa kalori kane produkte te ndryshme ushqimore Menyra aktuale e numerimit te kalorive te ushqimit bazohet ne tabelat e krijuara 100 vjet me pare nga nje kimist bujqesor qe quhej Wilbur Olin Atwater. Ai perdori nje pajisje qe quhej kalorimeter dhe funksionimi i saj konsistonte ne djegien e porcioneve te caktuara ushqimore dhe me pas ne matjen e sasise se energjise qe perftohej. Me pas ai llogariste sasine e energjise qe perdorte trupi permes llogaritjes se energjise se ushqimit te patretur ne jashteqitje apo mbetjet e tjera. Keshtu ai arriti ne perfundimin se cdo gram karbohidrati prodhonte 4 kalori nje gram yndyre prodhonte 9 kalori dhe 1 gram proteine prodhonte 4 kalori. Keto shifra jane konsideruar si te shenjta deri me sot. Megjithate sipas studimit te fundit te sapobotuar ne revisten New Sientists disa eksperte te te ushqyerit e kane vene ne dyshim kete menyre perllogaritjeje te kalorive qe permbajne produkte te ndryshme ushqimore. Disa prej tyre jane partizane te nje menyre te re te llogaritjes se kalorive. Ne baze te kesaj perllogaritjeje te re yndyra ka 8.7 kalori per gram jo 9 dhe karbohidratet kane 3.8 jo 4 dhe se fundi proteinat kane 3.2 jo 4. Kjo diference tregon se per vite te tera ne kemi nenvleftesuar numrin e kalorive te disa ushqimeve ne masen 25.
Nje nga kritikat kryesore ndaj menyres aktuale te perllogaritjes se kalorive te ushqimeve qe perzgjedhim eshte qe trupat tane e shperbejne ushqimin ne menyre mekanike dhe djegia e kalorive ne organizmin njerezor nuk mund te matet me te njejten menyre me te cilen kimisti Atwater mati kalorite 100 vjet te shkuara. Sipas menyres se re te matjes se kalorive te produkteve te caktuara ushqimore kjo eshte nje nga arsyet qe tregon se metoda e deritanishme nuk eshte plotesisht e sakte dhe mund te konsiderohet me shume si nje vlere e perafert. Nderkohe sasia e energjise e domosdoshme per te zhbere apo copetuar ushqimin kimikisht eshte e ndryshme. Kjo sepse perberja e ushqimeve eshte e ndryshme dhe perberja ndikon ne sasine e energjise se harxhuar per tretjen e tyre. Ushqimet me perberje te bute nuk kerkojne ndonje perpjekje te madhe per tu shperbere e per tu tretur ndaj organizmi ne kete rast perdor shume me pak kalori se ne rastin e ushqimeve me perberje te forte qe kerkojne me shume perpjekje dhe si pasoje harxhojne me shume. Dy vjet te shkuara nje studim i Universitetit te Tokios testoi 450 gra te reja dhe vleresoi dieten e tyre ne varesi te veshtiresise se ndryshme qe i duhej organizmit per te tretur ushqimin. Sipas ketij rezultati grate qe hanin sasi me te madhe ushqimesh te forta kishin dukshem nje bel me te holle se ato qe hanin ushqime te buta pra qe treten pa shume sforco nga organizmi. Perberja e ushqimeve mund te jete nje nga faktoret me te rendesishem te parandalimit te obezitetit. Ne nje tjeter studim japonez shkencetaret ushqyen nje grup minjsh me ushqim me perberje te forte dhe nje grup me ushqim me perberje te bute per te pare nese lloji i ushqimit kishte apo jo ndikim ne sasine e kalorive te konsumuar nga trupi per tretjen e tyre. Ne perfundim te eksperimentit ata zbuluan se minjte qe ishin ushqyer me ushqim te bute kishin me shume prirje per tu bere obeze krahasuar me grupin tjeter. Dhe te mendosh se te dy grupeve iu dhane vertet ushqime me perberje te ndryshme por me kalori te njejta. Sipas shkencetareve shume e rendesishme eshte edhe menyra e gatimit te ushqimit qe ndikon dukshem si ne perftimin e kalorive ashtu edhe ne kalorite e perdorura per tretjen e ushqimit. Gatimi e tjeterson strukturen e ushqimit duke e zbutur ate dhe duke e reduktuar kohen qe i duhet organizmit per ta tretur. Ai mund ta beje ushqimin me te kendshem dhe te shijshem por nga ana tjeter duke e zbutur ul perpjekjen e organizmit per ta tretur. Ne fakt mesimi i gatimit te ushqimit u mundesoi paraardhesve tane qe te kursenin shume kohen dhe energjine qe u duhej per ta mbllacitur dhe me pas tretur ushqimin gjalle. Kur njeriu i pare nisi qe te gatuaje ushqimin energjia qe deri ne ate kohe shpenzohej per pertypje dhe tretje mund te kanalizohej per gjera te tjera per shembull per te zhvilluar me tej trurin dhe per te kryer veprimtari te tjera fizike. E ndersa ne kete rast i fituari ishte truri trupi doli i humbur ose me mire beli qe nisi te behej gjithnje e me i trashe. Ne ditet tona pjesa me e madhe e ushqimeve tona eshte e gatuar pra e bute e parapergatitur madje ne disa raste shume e gatuar cka do te thote qe ne nuk shpenzojme shume energji per ta pertypur dhe tretur. Rezultati i kesaj eshte beli yne gjithnje e me i trashe. Sipas nje profesori te dietologjise paraardhesit tane shpenzonin 5 ore ne dite ose 425 te kohes se tyre per pertypjen dhe tretjen e ushqimit. Sot nje person normal ne boten perendimore shpenzon nje mesatare prej 36 minutash per tretjen e ushqimit. Ndikimi i gatimit te ushqimit eshte konfirmuar edhe ne disa studime qe i jane bere disa pitoneve nje gjarper qe nuk leviz per dite te tera pasi ka ngrene pasi kete kohe e kalon me pertypjen dhe tretjen e ngadalte te ushqimit. Profesoret maten sasine e kalorive qe pitoni shpenzonte per te tretur nje cope mishi te gjalle te grire dhe te gatuar. Nese behej fjale per mish te gatuar energjia qe shpenzohej per pertypjen dhe tretjen reduktohej ne 13. Nese mishi do te ishte i grire ose i gatuar atehere trupi do te harxhonte 23.4 kalori me pak per ta tretur.
Nje tjeter test eshte bere me karotat dhe zarzavatet e tjera. Kur kafshet konsumonin karota qe jane te forta harxhonin shume me teper kalori se ne rastin kur konsumonin zarzavate te tjera te buta. Pyetja qe lind eshte cfare ndodh me kalorite qe nuk harxhohen per tretjen e ushqimit te gatuar Ato thjesht magazinohen rreth trupit dhe shtojne dhjamin e yndyrat.
Sipas nje kerkimi shkencor per trupin eshte shume me e lehte qe te marre kalori nga ushqimet e perpunuara qe kane ne perberje te tyre miell te paster. Sipas sistemit konvencional te perllogaritjes se kalorive mendohet se 10 e ushqimit qe kalon neper zorre eshte e patretshme. Megjithate sasia e tretjes se disa ushqimeve ndryshon. Rreth 30 e miellit jo te rafinuar nuk tretet ndersa produktet qe kane miell te rafinuar treten pothuajse teresisht. Kjo do te thote qe vecanerisht te gjitha kalorite ne ushqimet e perpunuara treten dhe kalorite qe nuk harxhohen ruhen ne trup ne formen e rezervave dhe shtresave te dhjamit. Sistemi i llogaritjes se kalorive duhet te jape realisht vlerat qe reflektojne menyren e tretjes se ushqimit dhe llojin e ushqimit. Sipas tij permbajtja kaloritike e ushqimeve duhet qe te rillogaritet sipas nje menyre te re ose sipas energjise se tretur neto. Ajo perfaqeson sasine e kalorive qe mbeten ne trup pasi ky ka harxhuar kalorite e tretjes. Nderkaq nje tjeter teori rekomandon edhe keshillimin per menyren e gatimit te ushqimeve per te optimizuar sasine e energjise qe duhet perdorur per ta tretur ushqimin me sa me shume kalori. Per shembull nje keshille eshte qe ushqimi nuk duhet te zihet shume kur behet fjala per zarzavatet. Ato duhet te lihen ne gjendje sa me te paperpunuar qe te jete e mundur. Ne vitin 2002 u mbajt nje konference e Organizates se Kombeve te Bashkuara per Ushqimin dhe Bujqesine e cila hetoi ne lidhje me mundesine e ndryshimit te etiketave te kalorive dhe zevendesimin e tyre me sistemin e ri te perllogaritjes ne te cilin perfshihen edhe kalorite e harxhuara per tretjen e ushqimit. Ne mbyllje te konferences u dol ne perfundimin se problemet qe do te dilnin nga nje ndryshim i tille do te ishin shume me te medha se perfitimet qe do te perftoheshin nga ndryshimi.