E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasani humb në “ditën” e Lazes Kjo ishte fitorja e dytë sezonale e Besës ndaj Elbasanit (edhe në fazën e parë fitoi 1-0) dhe e 48-ta historike e kavajasve në 110 ndeshje me Elbasanin (33 fitore)

“Presidenti Laze krenaria e Elbasanit”; “Me Lazen bëhemi kampion”. Këto ishin disa nga banderolat e shumta që kishin “pushtuar” stadiumin “Ruzhdi Bizhuta”, ku mbi 3 mijë tifozë thirrën në kor emrin e presidentit të arrestuar të Elbasanit, Arben Laze, në një ndeshje që pa fitues me meritë Besën e Kavajës (0-1), falë golit të Ilirjan Mërtirit në minutën e 70-të.

Protesta e verdhbluve ndaj operacionit “Mesfushori” nisi me daljen në fushë me dhjetë minuta vonesë të futbollistëve (takimi filloi në orën 13:40 dhe jo në orën e përcaktuar 13:30). Kulmi arriti kur një tifoz çau kordonin e policisë mori fëmijën dhe e vendos në zonën e 16 metrave në zonën e Elbasanit, duke mbajtur edhe një karton të kuq, në shenje proteste për arrestimin e Lazes.

Gjithsesi, Elbasani bëri shumë pak për ta fituar takimin (vetëm një gjuajtje e rrezikshme në portën e mbrojtur nga Bledar Dura). Kjo ishte fitorja e dytë sezonale e Besës ndaj Elbasanit (edhe në fazën e parë fitoi 1-0) dhe e 48-ta historike e kavajasve në 110 ndeshje me Elbasanin (33 fitore).

Ajo që vlen për t’u theksuar është fakti se Elbasani nuk fiton prej shtatë  ndeshjesh në këtë kampionat, ku e fundit është ajo kundër Tiranës (1-0), në javën e 10-të. Besa konsolidoi vendin e katërt, tani me katër pikë më shumë se Teuta e vendit të pestë.

KATEGORIA SUPERIORE
JAVA 17

Partizani-Flamurtari 2-0
Shënues: Babamusta 2’, Hallaci

Tirana-Bylis 6-2
Shënues: Nevez 2’ (autg), Memelli 5’, 34’, 58’ Muzaka 15’. D.Xhafaj 32’/ Bakiu 11’,  49’ (11-m)

Elbasani-Besa 0-1
Shënues: /Mërtiri 70’

Apolonia-Teuta 1-0
Shënues: Dhrami 62’ (11-m)

Vllaznia-Dinamo 0-1
Shënues: /Plaku 88’ (11-m)

Të premten, 26.12.2008
Lushnja-Bylis 1-1
Shënues: Arbëri 75’/ Nora 84’

E Shtune, 27 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›