E Diel, 1 Nëntor 2026

Memelli “çmend” Hanin. Sulmuesi 18 gola me TiranënSulmuesi i Tiranës, njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar: 10 gola në kampionat, 8 gola në Kupën e Shqipërisë

Trajneri i Kombëtares, Ari Han, ndoqi në “Selman Stërmasi” takimin më “prodhimtar” të javës së 17-të dhe të gjithë javëve të zhvilluara deri tani, Tirana-Bylis (6-2). Pa dyshim, që forma e jashtëzakonshme e Migen Memellit (tre gola në këtë takim) duhet t’i ketë rënë në sy holandezit të famshëm.

Sulmuesi i Tiranës, njëherësh edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit shqiptar (10 gola në kampionat, 8 gola në Kupën e Shqipërisë) e meriton një ftesë në Kombëtaren shqiptare, aq më tepër që në katër takimet zyrtare në eliminatoret e Kampionatit Botëror, sulmi shqiptar ka shënuar vetëm një nga tre golat e shënuar (Bogdani në fitoren 3-0 kundër Maltës).

Memelli nuk është i panjohur në ambientet e kuqezinjve, pasi ka qenë grumbulluar më parë edhe nga ish-trajneri Oto Bariç për ndeshjen miqësore kundër Maqedonisë, por dhe nga Hani në grumbullimin e muajit janar të këtij viti në Antalia, ku Memelli shënoi edhe dy golat në miqësoren kundër skuadrës kazakistaneze, Kazaskyn (2-2).

E Shtune, 27 Dhjetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›