Elbasani i Sejdinit, "shija" e fitores
Trajneri i Elbasanit, Faruk Sejdini nuk e ka shijuar ende fitoren e pare, me ekipin e tij te ri. Pas largimit te Mirel Joses, nen drejtimin e Sejdinit, Elbasani ka shenuar tre barazime dhe nje humbje. Elbasanasit, ne tre ndeshjet e para arriten tre barazime pa gola, me Vllaznine dhe Tiranen. Perballe kryeqytetasve, Elbasani luajti ne Tirane dhe i ndali ne ndeshjen e pare te Kupes se Shqiperise. Ne javen e fundit, ne "Ruzhdi Bizhuta", Elbasani eshte mundur 1-0 nga Partizani dhe aktualisht ka 25 pike, aq sa edhe te kuqte qe rrezikonin renien deri pak kohe me pare. Me nje merkato te forte ne muajin janar, Elbasani ne rast se nuk fiton ne ndeshjen e radhes ne Kavaje, mund te rrezikoje seriozisht renien ne nje kategori me poshte. Elbasani ndodhet kater pike larg zones se ftohte, ku ndodhet Bylis, te cilin e drejtoi trajneri Farik Sejdini, ne tre javet e para.