E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari, pengese e pare per pretendentet

Vllaznia do te prese Bylisin e Ballshit, ne ndeshjen e radhes, nen drejtimin e trajneri te ri, Dervish Haxhiosmanovic. I prezantuar dy dite me pare, malezesi qe i ka siguruar trofete e fundit Vllaznise, ka shansin ta nisa mbare, ne "Loro Borici", ku perballe do te jete Bylisi i Ballshit, qe ndodhet ne fund te klasifikimit. Gjithsesi, pas publikimit te kalendarit, prova e vertete e trajnerit te Vllaznise, qe siguroi trofeun e fundit te kupes per shkodranet, do te jete ndeshja ne transferte, perballe Flamurtarit te Vlores. Nje jave para se te ndeshet Vllaznia me Flamurtarin, ne Vlore do te jete mysafire Dinamo, qe ka te njejtin synim per titullin kampion. Blute nen drejtimin e Shkelqim Muces, fituan me Flamurtarin dy jave me pare, brenda ne Vlore. Por ne rast se vlonjatet nuk do te fitojne ndeshjet e radhes, me pretendentet per titullin kampion, rreziku per te rene ne nje kategori me poshte do te jete i larte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›