Politika ne banken e akuzes publike
Edhe pse raportet e ndryshme nderkombetare vazhdojne ta vleresojne vendin tone me shkallen me te larte te korrupsionit ne burgje zor se mund te gjesh ndonje zyrtar te larte te denuar per kete krim. Madje smund te gjesh as edhe ndonje mashtrues komune qe i ka shitur qeverise ne emer te tij tokat e fshatit ku do te kalonte autostrada dhe qe tashme kapardiset si beu i fshatit. Drejtesia sistematikisht ka demonstruar pasivitet dhe paaftesi per te trokitur ne dyert e zyrtareve duke u shnderruar praktikisht ne drejtesi vetem mbi pjesen e varfer dhe pa pushtet te shoqerise.
Ne keto kushte politika e mbarsur si nje balene me mekatet e te gjitha llojeve ka vendosur ta beje vete drejtesine te pakten ate publike. Prej disa javesh opozita dhe qeveria kane nisur nje gare denoncimesh reciproke te pashembullt duke shpalosur para popullit gjithe mocalin qe ka krijuar mes te cilit vegjeton pushteti i te gjitha niveleve e nga ku ushqehet politika e te gjitha niveleve.
Cdo dite perfaqesues te qeverise dhe opozites dalin ne te ashtuquajtura konferenca shtypi ku vetem monologohet me kamerat e televizioneve. Selia roze ka shpikur denoncimin permes pyetesoreve ku grate ministre e deputete nje dite pyeten nese kane burra apo jo e pastaj me radhe sa vellezer e motra kane burrat e si quhen ata dhe ne fund pyeten se sa hidrocentrale kane vellezerit e burrave apo kunati i motres se burrit. Ndersa selia blu sulmon me nje tjeter pyetesor qe i drejtohet kreut te opozites ne cilesine e kryetarit te Bashkise se Tiranes Rama pyetet cdo dite me radhe se cfare lidhje ka me Tan Leprin qe i mori 20 te aksioneve Arjan Tartarit sa eshte gjoba qe i ve nje firme ndertimi per ti dhene lejen sa apartamente ka ne gjithe Tiranen sa perfitoi nga shitja e tokes te Tajvani e keshtu me radhe.
Ne kushtet kur drejtesia eshte tulatur dhe media eshte mekur politikanet kane filluar ta bejne vete rrefimin publik duke interpretuar njekohesisht edhe priftin edhe mekatarin. Per ta plotesuar kete kuader transparence edhe dy prej eksponenteve te LSI kane filluar te flasin pa i marre askush ne pyetje. I sapolarguar nga posti i ministrit Dritan Prifti po hakmerret ne menyren tipike shqiptare duke treguar se sa vila ka Ilir Meta sa gurore sa toka sa galeri sa pallate etj. Ndersa LSI pra Meta po kunderpergjigjet nderkohe duke akuzuar Priftin per pasurim ta pajustifikuar per miliona euro te fituara nga fabrika tullash qe nuk kane prodhuar ende asnje tulle etj.
Ne kete gjyq publik me i rende se vete akuzat qe flasin per fabrika e gurore qe prodhojne euro ne vend te tullave e reres eshte fakti se si Prifti ashtu edhe Meta i dinin keto edhe me heret. Por te dyja palet kishin zgjedhur te benin paqen te bashkepunonin ne heshtje derisa njeres pale iu preken interesat dhe atehere shpertheu lufta.
Kryeministri ndersa nuk motivon dot menyren e dhenies se koncesioneve ne energjetike po shkarkon baterite ndaj kreut te Bashkise se Tiranes per kompleksin e ndertimeve prane liqenit artificial. Por Kryeministri nuk e akuzon zotin Rama se po shkaterron te vetmen qender sportive te kryeqytetit ku sterviten cdo dite qindra te rinj. Nuk e akuzon se po shkaterron te vetmin kompleks pishinash brenda kryeqytetit as se po shkaterron te vetmin kopsht botanik qe ka e gjithe Shqiperia apo nje kend me te madh lodrash ku femijet gjejne pak argetim ne kete qytet plot zhurme e pluhur. Jo zotit Berisha nuk i dhimbsen te gjitha keto pasi eshte bashkautor i ketij shkaterrimi por ai e akuzon zotin Rama se permes njerezve te tij e per llogari te tij i ka grabitur ne menyre te dhunshme njerezve te tij d.m.th atij vete 20 te aksioneve te kompanise qe do te beje ndertimet ne kete zone. Pra ketu nuk kemi te bejme me nje lufte politike per parime morale per drejtesi dhe mbi te gjitha ne sherbim te popullit sikunder predikohet. Ne kemi te bejme me nje lufte per ndarje territoresh ndarje zonash influence dhe ne fund ndarje parash.
Vete menyja e akuzave dhe menyra e berjes se tyre publike na tregon qarte se ne Shqiperi nuk kemi te bejme me parti politike por me shoqata biznesi ne rastin me te mire ku secila pale mbrohet dhe sulmon sa here u preken interesat. Madje ne shume raste partite politike ngjasojne me organizata kriminale te cilat luftojne per ndarjen e territoreve te influences. Ato bejne marreveshje ne heshtje ndajne perfitimet kur ka paqe pastaj perplasen kur dikush prish paktet dergojne emisare per te ushtruar presion dhe kercenojne. Ndryshimi eshte se deri tani nuk kane vrare ndokend nga grupet rivale. Ashtu si dhe mafiozet e penduar edhe keta flasin e zberthehen para publikut per tu hakmarre ndaj njeri-tjetrit. Por ne vend te rrefimit ne kafazin e hekurt ne gjykate politikanet tane flasin para kamerave flasin ne emer te drejtesise ne emer te moralit dhe transparences. Edhe pse te krimbur kembe e koke ata serish kerkojne te rrisin kredencialet politike. Ky teater qe po luhet tani ne skenen e politikes shqiptare nuk eshte i ri. Kujtoj ish- kryeministrin Fatos Nano i cili kur pa se po mbetej jashte pazareve te medha mori vete mikrofonin dhe nisi rrefimin e pasurive qe kishin vene ministrat e tij ne menyre abuzive.
Katarsisi qe ka nisur vete politika po na mundeson te gjitheve te kemi akses tek e verteta e pakontestueshme pasi ate po e thone vete autoret e saj. Drejtesia ka nisur me gjase nje proces verifikimi te ketyre akuzave por ne duhet te jemi koshiente dhe te sigurt se nuk do te dale asgje nga ky proces. Ajo nuk ka mundur te jete asnjehere arbiter e aq me teper tashme ne nje ring ku elefantet e politikes kane nisur tashme pa dorashka luften ekonomike. Ne mungese te drejtesise penale ne kesi rastesh duhet te jete populli qe vendos drejtesi permes votes se tij. Por fatkeqesisht shqiptareve nuk u qellon te zgjedhin mes se mires dhe se keqes por gjithmone kane pasur si opsion te zgjedhin te keqen me te vogel mes disa te keqijave.