Elbasani kampion i merkatos së deritanishme
Elbasan (Start) - Skuadra e Elbasanit është kampionia e deritanishme në këtë merkato të janarit. Verdheblutë kanë arritur të rikthejnë në ekipin e tyre mbrojtësin e shquar te futbollit shqiptar, Nevil Deden. Veç Dedes tek kjo skuadër ka mbërritur edhe maqedonasi, Nikolla Kleçkaroski.
Sipas burimeve pranë klubit të Elbasanit afër arritjes së marrëveshjes është edhe futbollisti tjetër maqedonas, Toni Maglenski. Në objektiv janë edhe futbollistët, Ilir Qorri nga Teuta, dhe Viktor Gjyla nga skuadra e Partizanit.
Në anën tjetër është konfirmuar largimi i Arjan Shetës nga ky ekip. Pranë largimit është edhe veterani Skerdi Bejzade. “Arusha”, sipas deklaratave të tij të fundit, mund të kthehet tek skuadra e Partizanit. Edhe mbrojtësi i përfaqesueses shqiptare, Endri Vrapi, përflitet se mund të kalojë në kampionatin qipriot me skuadrën e Omonias, aty ku luan edhe elbasanasi Klodian Duro.