E Shtunë, 31 Tetor 2026

Laveci: Dua Ligën e Kampioneve me skuadrën e Napolit

Napoli - Suluesi i Napolit, Ezekuiel Laveci, deklaron se do të qëndrojë tek skuadra e Napolit për një kohë të gjatë. Kohët e fundit argjentinasi është vënë në shenjestrën e mjaft klubeve në Europë falë formës së tij që po gëzon me skuadrën e Napolit.

Në një intervistë për Rai Uno futbollisti është shprehur: “Tek skuadra e Napolit ndjehem mjaft mirë dhe nuk kam ndërmend të largohem. Me këtë klub kam një kontratë deri në vitin 2013. Shpresojmë të arrijmë qëllimin e skuadrës, të shkojmë në Ligën e Kampioneve”.

Lidhur me pyetjen për përfaqësuesen e Argjentinës, Laveci është shprehur: “Shpresoj të kthehem shpejt në ekipin e Maradonës. Është mjaft e vështirë të fitosh një vend midis aq shumë futbollistësh të mëdhenj kampionë”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›