HamKami prangos Sebino Plakun

Një gjë e tillë është bërë e njohur pikërisht dje, kur edhe pritej një përgjigje më e qartë në lidhje me të ardhmen e sulmuesit të ri tiranas.
Hamkami, në mbylljen e sezonit të fundit në muajin nëntor, rezultoi mes skuadrave që nuk mbijetuan në kategorinë “Eliteserie”, duke rënë në “Divizionin 1”. Menjëherë pas kësaj, nga kontingjenti janë larguar shumë prej futbollistëve më të mirë, të cilët nuk kanë preferuar në luajnë në ligën inferiore.
Pikërisht kjo është një arsye më shumë që i ka bërë drejtuesit e klubit norvegjez të mos heqin dorë nga futbollisti shqiptar. Sebino Plaku do të luajë për HamKamin në kampionatin norvegjez të futbollit, i cili nis sezonin në muajin mars.
Golashënuesi më i mirë sezonal i bluve nuk do të jetë më pjesë e Dinamos, tek e cila luajti me huazim. Menaxheri i Plakut, Gëzim Mançe, ka kërkuar nga klubi norvegjez një vend titullari në sezonin e ri.
Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim, kur edhe do të mësohet më shumë rreth këtyre zhvillimeve.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code