E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani kthehette fitorja, Skënderbeubarazon sërish

ELBASAN- Elbasani është rikthyer te fitorja pas shumë javësh, duke mposhtur 2-0 Teutën në “Rruzhdi Bizhuta”.
Edhe pse me probleme të shumta, verdheblutë kanë arritur të marrin 3 pikë vendimtare në luftën e tyre për mbijetesë, që gjithsesi mbetet tepër e vështirë duke parë diferencën prej 6 pikësh nga Bylisi.

Takimi ndaj durrsakëve është zhbllokuar vetëm në pjesën e dytë, kur Kaçi dhe Merxha kanë shënuar dy herë në minutat 56’ dhe 60’, duke mbyllur praktikisht ndeshjen. Elbasani me këtë fitore është ngjitur në kuotën e 12 pikëve, duke mbajtur sërish vendin e fundit.

Ndërkohë, java e 19-të e Superligës është mbyllur me ndeshjet Tirana-Besa dhe Kastrioti-Skënderbeu. Bardheblutë barazuan pa gola në kryeqytet, në një ndeshje ku mbizotëroi tensioni dhe ku 4 futbollistë, 2 nga secila skuadër, dolën me karton të kuq.

Ndërkohë, në barazim pa gola ka përfunduar edhe takimi i luajtur në Krujë ndërmjet Kastriotit dhe Skënderbeut. Me këtë hap fals, korçarët i komplikojnë rëndë shanset e tyre për titullin kampion, pasi tani janë 7 pikë larg Flamurtarit.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Elbasani kthehet te fitorja, Skënderbeu barazon sërish

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›