E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni, gjykatalëshon urdhërarrestpër Buckovskin

SHKUP- Gjykata themelore në Shkup lëshon fletë arresti për burgosjen e ish kryeministrit Vlado Buckovski i vënë nën akuzë për shpërdorim detyre për shitjen e pjesëve rezervë për tanket e ushtrisë maqedonase. Seanca gjyqësore për Buckvosvkin është caktuar të mbahet pas tre ditësh. Buçkovski, aktualisht deputet në Parlamentin e Maqedonisë dhe minister i mbrojtjes, i ka kërkuar gjykatës shtyrjen e seancës gjyqësore, sepse ndodhet në udhëtim zyrtar në Jerusalem nga 3 deri më 8 shkurt. I cituar nga mediat maqedonase, Buçkovski ka thënë se është i gatshëm të paraqitet ne gjykatë në 10 shkurt. Buckovski akuzohet se ka abuzuar me fondet per blerjen e pjesëve rezervë të tankeve të ushtrisë. Për këtë vepër penale ai është dënuar një herë me 3 vjet burg por Gjykata e Lartë në Maqedoni anulloi vendimin. Rikthimi i dosjes vjen sërish për ish kryeministrin pas paraqitjes së provare të reja nga ana e prokurorisë.
(s.g/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›