Shqiperia kërkon miqësore me Angline
Federata Shqiptare e Futbollit i ka kerkuar Federates Angleze qe kombetarja kuqezi te zevendesoje Greqine ne ndeshjen miqesore te Anglise, me 16 gusht. Anglia dhe kampionet e Evropes ne fuqi kishin planifikuar te zhvillojne nje takim miqesor ne daten e pare te disponueshme per sezonin 2006-2007, por ndeshja eshte vene ne rrezik serioz nga pezullimi, qe FIFA i ka bere futbollit grek ne te gjithe nivelet. Trajneri Oto Baric deshiron patjeter nje miqesore per te njohur konkretisht skuadren e tij, para takimit te Minskut me Bjellorusine, me 2 shtator. Kjo do te ishte ndeshja e pare miqesore midis Shqiperise dhe Anglise, nderkohe qe dy vendet jane ndeshur kater here ne grupet kualifikuese te kampionateve boterore. Per boterorin e vitit 1990, Anglia mundi dy here Shqiperine me rezultatet 2-0 ne Tirane dhe 5-0 ne Londer. Pese vjet me pare, ne ndeshjet e vlefshme per kampionatin boteror 2002, anglezet fituan 3-1 ne stadiumin kombetar "Qemal Stafa" ne Tirane dhe 2-0 ne Njukasell. Vec Anglise, nje variant i mundshem eshte Turqia, kundershtar me te cilin Shqiperia u ndesh ne kualifikueset e fundit per boterorin Gjermani 2006. Me Federaten Turke kontaktet jane vendosur nga ana e kompanise televizive Sport 5, e cila ka te drejten e transmetimit te ndeshjeve te Shqiperise.