Elbasani përjashton aleanacat, i ndershëm deri në fund
Verdheblutë kanë dalë nga objektivi dhe, në ndeshjet e mbetura, do tu japin më shumë hapësirë të rinjve për të fituar sa më shumë përvojë
Elbasani ka pësuar një tjetër humbje në Kukës, të parën në transfertë për fazën e dytë, duke marrë kështu goditjen përfundimtare për objektivin e sezonit, edhe pse matematika e lejon të shpresojë.Transferta e Kukësit ka dhuruar emocione dhe verdheblutë, ashtu siç kishin paralajmëruar, nuk kanë toleruar dhe e kanë vënë në vështirësi kundërshtarin.
Elbasani arriti të barazonte me golin e sulmuesit të talentuar Ornald Tafani, por më pas pësoi dy gola.Të mërkurën verdheblutë patën edhe shumë mungesa, ku kryesorja ka qenë ajo e kapitenit Eriol Merxha, si dhe e dy lojtarëve të tjerë, Elhan Galica dhe Armand Mehmetaj.
Janë mungesa shumë të rëndësishme, që, pa dyshim, ndikuan në lojën e skuadrës së drejtuar nga trajneri File. Drejtuesit e Elbasanit kanë bërë të ditur se nuk do të jenë pjesë e asnjë aleance për pjesën e mbetur të kampionatit, duke e respektuar atë deri në fund.
Të rinjtë Ndeshja e fundit tregoi se stafi teknik i ka kthyer sytë nga lojtarët e rinj, në mënyrë që ata të fitojnë sa më shumë përvojë dhe të jenë të gatshëm për kampionatin e ardhshëm. Fakti që objektivi nuk mund të arrihej, do të thotë se të rinjtë do të kenë hapësirat e duhura dhe secili prej tyre duhet të tregojë vlerat që ka.
Njëri prej tyre, sulmuesi Tafani, e dha i pari snjalin në Kukës, duke shënuar gol. Pra, skuadra verdheblu do të bazohet te këta lojtarë të rinj deri në fund, duke bërë lojë të ndershme në 7 javët e mbetura. Nga kampi elbasanas këtë fakt e pohojnë më siguri maksimale, duke mos lënë vend për dyshime. Elbasani ka emrin e tij në futbollin shqiptar dhe do ta respektojë atë.
