Partizani mendon që tani për kategorinë e parë
Partizani mendon që tani për kategorinë e parë
Nga ILIR CARA
Në pamje të pare, Partizani i sotëm i ngjan një trajte amorfe, pa formë e përmbajte, pasi ende nuk është përcaktuar e ardhmja. Gjithsesi, invetsitorët amerikanë nuk i kanë humbur shpresat dhe po presin të marrin fund proceduart burokratike në mënyrë që të blejnë Partizanin. Mësohet se përfaqësues të amerikanëve, që operojnë në Shqipëri, kanë kontaktuar me stafin teknik dhe u kanë dhënë disa porosi që kanë të bëjnë me sezonin e ri. Padyshim mendohet se në edicionin e ardhshëm Partizani do të jetë në kategorinë e parë, kështu që puna duhet të nisë sa më parë, pa mbaruar sezoni aktual. Stafit i është thënë që të nisin piketat për Partiznain e ri, i cili duhet të përbëhet nga një organikë cilësore, ku primare mbetet rikthimi në kategorinë superiore, pse jo fitimi i Kupës së Shqipërisë. Normalisht që ky është një lajm i mirë për të gjithë dashamirësit e Partizanit dhe, me një projekt të garantuar finaciarisht për stafin, do të ishte më i lehtë afrimi i elementeve cilësore. Shumë lojtarë u shprehën të gatshëm të bëhen pjesë e Partizanit edhe në kategorinë e dytë, nëse kishte garanci financiare. Kjo lëvizje e fundit e ka ngrohur stafin teknik, pasi për sezonin e ri pritet të ndërtohet një Partizan, që i shkon përshtat historisë së legjendës së kuqe.
