E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapllani gol në fitoren 4-1 të Karlsruhes

Edmond Kapllani është shndërruar në një makinë golash për Karlsruhen. Pas golit të shënuar ditën e hënë kundër Këlnit (1-1), sulmuesi durrsak shënoi sërish sot kundër Karl Zeis Jenës në një fitore spektakolare 4-1. Durrsaku i Kombëtares shqiptare, shënoi golin e tretë të takimit, atë 3-0 në minutën e 44-t.Ka qenë minuta e 44-t, kur Kapllani ka shkarkuar të majtën e tij nga rreth 18 metra dhe ka mposhtur portierin kundërshtar, Person. Ndërkohë, pas kësaj fitoreje, KSC-ja ringjitet në vendin e parë, ku numëron 18 pikë në tetë ndeshje, nga të cilat 5 fitore, 3 barazime dhe asnjë humbje. Ky është goli i gjashtë sezonal me Karlsruhen, teksa ka shënuar edhe dy gola në Kupën e Gjermanisë. Kapllani është shndërruar në një lojtar titullar i një skuadre që është në vend të parë në Bundesligën 2, duke qenë njëherësh edhe golashënuesi më prodhimtar i legjionarëve shqiptarë. Një fakt njëherësh i trishtueshëm, teksa Kapllani pak vlerësohet nga trajneri i Kombëtares Oto Baric, që dhe në ndeshjen e fundit kundër Holandës e ndoqi nga tribuna e "Amsterdam Arena".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›