“Vetëtima”: Protestë në FSHF për mosngjitjen në Kategorinë e Dytë

Altin B. Kodra
Drejtuesit dhe lojtarët e ekipit të futbollit "Vetëtima" të Himarës kanë protestuar sot në zyrat e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) për mosngjitjen e ekipit të tyre në Kategorinë e Dytë. Reagimi vjen 2 ditë pas bllokimit të rrugës kombëtare, Sarandë-Vlorë nga banorët e Himarës, në shenjë revolte për vendimin e FSHF-së, vendim i cili, sipas kësaj të fundit, erdhi si pasojë e mosplotësimit të kushteve infrastrukturore. Problemet që lidhen kryesisht me kushtet e fushës, dhomat e zhveshjes apo dhe stadiumit, bënë që skuadra e Himarës, edhe pse e renditur në vend të parë në Kategorinë e Tretë, të mos ngjitet në Kategorinë e Dytë, duke lënë të lirë rrugën për skuadrat e Skraparit dhe Pojanit. Nën pretendimin se ekipi ka lidhur kontrata për të luajtur në fushën e Sarandës, e cila sipas FSHF-së, edhe kjo ka rezultuar në kushte jo të përshtatshme, futbollistët himariotë kanë kercenuar sërish me bllokim të rrugës nacionale, nëse nuk do t'i jepet zgjidhje problemit të tyre. Ky grup ka bllokuar dje në mëngjes derën kryesore të zyrave të FSHF-së, duke mbajtur atë të mbyllur me forcë. Me këtë protestë, ky grup lojtarësh dhe drejtuesish të Himarës, kërkonin që kjo skuadër të marrë pjesë në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë. Pasi kanë bllokuar hyrjen kryesore të FSHF-së, për dy orë, më pas, ata janë takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të FSHF-së, Roland Mici, dhe dy anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, z. Skënder Hyka dhe z. Bujar Kasmi. Gjatë këtij takimi është bërë e qartë se përse ekipi i Himarës nuk mund të marrë pjesë në Kategorinë e Dytë. Në rregulloren e re të aktivitetit për vitin 2006-2007, është percaktuar qartë që, cdo skuadër që dëshiron të marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga FSHF-ja, duhet të plotësojë kushtet e Licensimit të UEFA-s. FSHF, pasi ka inspektuar dhe ka vënë detyra për plotësimin e këtyre kushteve të UEFA-s, ka plotësuar raportin përfundimar për cdo fushë dhe stadium të ekipeve pretendente për të zhvilluar kampionatet kombëtare. Në rastin konkret, klubi i Himarës nuk plotëson asnjë nga 4 kushtet themelore të Licensimit. Në këtë mënyrë, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së, nisur dhe nga rregullorja e Aktivitetit Futbollisitik 2006-2007, që nuk i lejon ekipet të luajnë jashtë fushave të territorit të Bashkive përkatëse, nuk e ka miratuar fushën e skuadrës së Himarës. Sekretarit i Klubit të Himarës, Z. Goro, pasi është sqaruar sërish për arsyet e mospjesmarrjes në kampionat, ka kërkuar falje zyrtare për aktet e dhunës, duke mirëkuptuar edhe qëndrimin e FSHF-së.