E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasani, shlyerja shtyhet për nesër

Financat

Edhe pse ishte premtuar se problemet financiare të Elbasanit do të zgjidheshin gjatë ditës së djeshme, kjo gjë nuk ka ndodhur. Lojtarët vazhdojnë të mbeten pa u paguar, ndërsa kryebashkiaku Qazim Sejdini dhe administratori i klubit, Ilir Bejtja, kërkuan nga skuadra edhe pak durim. Ata e shtynë afatin për shlyerjen e rrogave për ditën e mërkurë (nesër), megjithatë futbollistët duket se e kanë humbur besimin. Situata vazhdon të jetë mjaft problematike, ndërkohë që lojtarët po mendojnë seriozisht t’i kthehen bojkotit të paralajmëruar një javë më parë. Në fakt, verdheblutë vendosën të paraqiteshin në ndeshjen me Kastriotin vetëm pak orë para ndeshjes, pasi morën garanci për dhënien e rrogave. Gjithsesi, burime pranë klubit kanë theksuar se lojtarët pritet të marrin të paktën rrogën e shtatorit, e cila do t’u jepet nga bashkia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›