E Diel, 1 Nëntor 2026

Elefanti i egër vret turistin holandez në Indi

Nju-Dehli - Një elefant i egër ka vrarë mëngjesin e sotëm një turist holandez duke e shkelur me këmbë atë në një park të Indisë. Një punonjës i parkut kombëtar “Kaziranga”, i cili ndodhet në jugperëndim të këtij vendi, deklaron se turisti Robert Goldbach i përkiste moshës 60-vjeçare, dhe ndodhej së bashku me 8 persona të tjerë për vizitë në këtë park.

Gjatë kohës që u shfaq elefanti i egër, ai ishte duke soditur disa zogj dhe majmunë që ndodheshin aty rrotull. Ndërsa të tjerët mundoheshin t’i shpëtonin elefantit, viktima shtypet me këmbë nga kafsha e egër. Ruajtësit hapën menjëherë zjarr mbi të, por pa arritur të shpëtonin dot turistin holandez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›