E Shtunë, 31 Tetor 2026

Amerikanët më optimistë me ardhjen e Obamës

Uashington - Barak Obama ka ngjallur një optimizëm tek amerikanët lidhur me ekonominë dhe drejtimin e vendit që pas marrjes së detyrës në muajin janar. Ky konkluzion vjen nga një sondazh i kryer nga "New York Times" dhe "CBS News". Më shumë se 2/3 e të anketuarve mbështesin punën dhe paraqitjen e presidentit Barak Obama.

“New York Times” thotë se vetëm 31 për qind mbështet Partinë Republikane, rezultati i saj më i ulët në 25 vitet e fundit. Në ditët e fundit të administratës së Bushit, numri i atyre që mendonin se vendi i tyre po shkonte në drejtimin e duhur u ul me 15 për qind.

20 për qind e amerikanëve mendojnë se ekonomia e tyre po përmirësohet, ndërkohë që në muajin janar numri i atyre që mendonin kështu ishte vetëm 7 për qind. Sondazhi i kryer nga "New York Times" dhe "CBS News" u bë nëpërmjet telefonit, nga dita e mërkurë deri ditën e shtunë. Risku i gabimit të tij vlerësohet deri në 3 për qind.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›