Skandali i trukimit shtyhet kampionati ne Turqi

Skandali i trukimit të ndeshjeve vazhdon të trondindisë futbollin turk, ndërsa federata e futbollit është detyruar të shtyjë fillimin e sezonit të ri në pritje të përfundimit të hetimeve. Skandali përfshiu disa prej skuadrave më të mëdha të Superligës në Turqi, ndërsa protagonistë të paracaktimit të rezultateve të ndeshjes dyshohet se janë presidentët e tyre. Hetimet vazhdojnë, ndërsa qeveria e futbollit në vend ka bërë të ditur sezoni nuk do të nisë sipas kalendarit që parashikonte finalen e Superkupës më 23 korrik mes Fenerbahce dhe Besiktas.
Presidentët e këtyre dy skuadrave akuzohen për shitje të ndeshjeve, ndërsa bëjnë pjesë mes 31 personave të arrestuar nga policia në fillim të këtij muaji. Skandali i trukimeve në Turqi tronditi futbollin në vend, ndërsa pasoi në pak ditë ato të futbollit italian dhe atij grek.
E gjithë kjo situatë e krijuar duket se do të ketë një kosto të madhe në kampionatin turk. Edhe pse federata ka bërë të ditur se nuk do të shtyjë nisjen e kampionatit të programuar për më 5 gusht, mediat lokale shprehen të bindura se kaosi i shkaktuar në përgatitjen e skuadrave do t’i detyrojë drejtuesit e futbollit të spostojnë në një datë tjetër javën e parë të Superligës.
Nertan Prifti