"Elektra", sot në skenën e Teatrin Kombëtar
Më në fund nuk do të ketë më pritje për shfaqjen e premierës së parë në Teatrin Kombëtar."Elektra " do të jetë tragjedia që pas shumë provash do të ngjitet në skenë ditën e enjte fakt o cili është bërë I ditur në një konferencë për mediat nga vetë regjizori dhe kasa e larmishme e artistëve. Tragjedia "Elektra " vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite një pikë referimi që tërheq vëmendjen dhe grishjen artistike të mjaft krijueseve, kërkuesve, artistëve dhe regjisorëve. Për vetë regjizorin Andonis Filipi përgatitja e kësaj shfaqjeje ka qënë një përgjegjësi e madhe e cila do të vlerësohet nga publiku .
Kjo tragjedi do të do të ngjitë në skenë shumë artistë të rinj dhe të vjetër, por ajo që bie në sy është rikthimi në Teatrin Kombëtar pas 14 vjetësh i artistes së mirënjohur Roza Anagnosti në rolin e nënës së Elektrës. Ndërsa nuk mund të mos bjerë në sy edhe aktrimi në rolin kryesor i Luiza Xhuvanit që megjithëse ka një angazhim në politikë nuk do ta tradhëtonte teatrin.
"Elektra", shkruar nga legjendari grek, tragjediani Sofokli është konsideruar gjerësisht si një nga tragjeditë më të mëdha greke si një nga perlat e të gjitha kohërave .