Greqi, shpërthim para zyrës së një deputeti të PASOK-ut
ATHINë- Para zyrës së deputetit të PASOK-ut, Hristos Protopapas dje në mbrëmje u aktivizua një mjet shpërthyes, njoftuan burime të ndryshme.
Nga shpërthimi është dëmtuar dera e zyrës, ndërsa zjarrin e ka shuar një person përpara mbërritjes së shërbimeve zjarrfikëse, shtoi media greke.
Dje u kryen një seri sulmesh me bomba ku u shkaktuan vetëm dëme materiale, ndërsa qëllimi i sulmeve ishin zyrat e tre deputetëve.
Mjetet artizanale shpërtthyese dëmtuan zyrën e deputetit në PE-së, Mihalis Tremopulos dhe atë të deputetit Qirjakos Velopulos nga partia e djathtë ''Laos''.
Policia ka gjetur edhe bomba të paaktivizuara para zyrës së Elena Raptit, deputete e ''Demokracisë së re'' dhe përpara një ndërtese biznesi të Nikos Galis, ish-basketbollist i njohur i përfaqësuese greke.
(d.b/BalkanWeb)