Berisha: Ne BE se luftuam krimin e korrupsionin
BRUKSEL- Kryeministri Sali Berisha deklaron se tani Shqipëria është një ndër vendet më të sigurta në Europë pas goditjes së krimit të organizuar dhe rritja ekonomike mbeti e qëndrueshme pavarësisht krizës globale.
Gjatë intervistës ekskluzive në gjuhën frënge, në Euroaktiv, Berisha tha se mafia tani ishte një gjë e së kaluarës. Falë bashkëpunimit me vendet e Europës Perëndimore më shumë se 1000 kriminelë janë dënuar me burg.
Kreu i qeverisë Shqiptare , i cili ndodhet në Bruksel për një viztië dy ditore, i dorëzoi dje Komisionerit për Zgjerimin e BE-së dosjen voluminoze të 2284 përgjigjeve të pyetësorit për integrimin europian të vendit.
Duke folur në konferencën "Shqipëria drejt Bashkimit Evropian, një rrugë mbi meritën", organizuar posaçërisht për kryeministrin e Shqipërisë nga Fondacioni "Robert Schuman", Berisha kërkoi integrimin e Shqipërisë në BE duke dhënë shembuj të shumtë të masave të ashpra që janë ndërmarë për të goditur krimin dhe korrupsionin.
Berisha ka përmendur si reformë dhe masat për heqjen e të drejtës së përdorimit të automjeteve shtetërore të një sërë zyrtarësh të lartë shtetëror.
Deri pak kohë më parë 30 mijë punonjës të administratës civile përdornin makinat zyrtar të cilat kapnin një kosto vjetore prej 19 mijë dollarësh për cdo makinë, ndërkohë që Shqipëria është një ndër vendet më të varfra në Europë.
“Me inisiativën e tij ky sistem u prish dhe tani janë vetëm 30 shtetarë të cilët kanë të drejtën e përdorimit të makinave zyrtare. Ai gjithashtu pohoi se korrupsionin është crrënjohur dhe investitorët e huaj gëzojnë procedur të thjeshta për fillimin e një biznesi, me një normë tërheqëse të taksës së sheshtë në 10 %.”- shkruhet sot në Euroaktiv, faqja zyrtare online e cila pasqyron të gjitha aktivitetet e Brukselit.
Berisha fajësoi opozitën për bojkotin e parlamentit. Ndërsa shqiptarët të cilët ishin të pranishëm në aktivitet kanë thënë se Berisha kishte paraqitur një situatë “shumë rozë” të vendit. – shkruan Euroactiv.
Gjate intervistes Berisha ka thene se nuk priste që vala masive e azil kërkuesve në vendet e Europës Perëndimore do të përbënin një pengesë për kërkesat për heqjen e vizave të BE-së për shtetasit e tij.
Gjatë ditës së sotme në Bruksel, kryeministri Berisha do të takohet me Presidentin e Këshillit Evropian, zotin Herman Van Rompuy; me presidentin e Komisionit Evropian, zotin Jose Manuel Barroso, si dhe do të zhvillojë një takim e më pas një konferencë për shtyp me Presidentin e Parlamentit Europian, zotin Jerzy Buzek.
(s.g/BalkanWeb)