Gjendet i vdekur në traget marinari nga Filipinet
DURRES-Një marinar nga Filipinet, i cili ishte punësuar në tragetin e linjës Trieste -Durrës është gjetur i vdekur në kabinën e tij të udhëtimit, sapo trageti ka mbërrritur në portin e Durrësit.
Burime zyrtare nga drejtoria e Policisë së qarkut, bënë të ditur se "51-vjeçari Wilson Rosario Gabute, lindur dhe banues në Batac Ilocos Norte (Filipine) është gjetur i vdekur nga kolegët e tij në kabinën e tragetit "Venezia" mbrëmë rreth orë 20.00".
Burimet thanë se pas veprimeve të para hetimore, "dyshohet se shkaku i vdekjes është sëmundja kronike e hipertensionit dhe një atak kardiak i menjëhershëm".
Trupi i viktimës është dërguar për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Tiranë, shtuan burimet, sipas të cilave, hetimet do të vazhdojnë nga Prokuroria e rrethit të Durrësi.
(d.b/BalkanWeb)