Francë, nesër mbahen zgjedhjet presidenciale
FRANCË- Nesër në Francë mbahen zgjedhjet presidenciale prej të cilave do të dalë kreu i ardhshëm i Elizesë. Në garë janë 10 kandidatë, por e gjithë vëmendja është përqendruar te presidenti aktual Nikolas Sarkozi, i cili kërkon një mandat të dytë dhe kandidati socialist Fransua Hollande. Një ditë më parë të dy kandidatët i dhanë fund fushatës me apelet e fundit për elektoratin e tyre.
Presidenti Sarkozi, në detyrë që nga viti 2007 u kërkoi mbështetësve të tij që të votojnë për një Francë të fortë.
“Flisni me zë të lartë. Mos lejoni që zëri juaj të bjerë në vesh të shurdhër. Dilni masivisht dhe votoni të dielën sepse momenti i të vërtetës ka ardhur” deklaroi Sarkozi nga qyteti i Nisës.
Ndërsa rivali i tij socialist preku temën e papunësisë dhe krizës financiare.
“Të gjithë mund ta vënë re shkallën e zhgënjimit në këtë vend”, deklaroi Hollande, i cili nga sondazhet shikohet si favorit vecanërisht në raundin e dytë të zgjedhjeve që mbahen më 6 maj.
Mes kandidatëve të tjerë janë edhe Marine Le Pen e ekstremit të djathtë dhe Jean-Luc Melenchon i së majtës ekstreme, të cilët sipas anketimeve pritet të dalin në vend të tretë dhe të katërt.
(ma.ar/BalkanWeb)