Kriza, ekspertët e huaj: Ekonomia shqiptare të bëhet konkurruese
TIRANË- Ekspertë të huaj të ekonomisë argumentojnë se prekja e ekonomisë shqiptare nga kriza greke është e pashmangshme për shkak të lidhjeve të forta mes dy vendeve.
Të ftuar nga Tirana Busnes University për të diskutuar mbi krizën greke dhe efektet e saj, ata shpjegojnë se Shqipëria duhet të rrisë aftësinë e saj konkurruese për të nxitur kështu prodhimin vendase dhe eksportet, si një mënyrë për të përballuar efektet e krizës.
“Impresioni im është që ekonomia e Eurozonës teksa dobësohet do të ketë ndikim te Shqipëria dhe vecanërisht te eksportuesit. Por le të shpresojmë që masat stimuluese do e përmirësojnë situatën në Eurozonë dhe eksportet shqiptare. Kriza në Eurozonë nuk është e lidhur me Shqipërinë, por me Italinë, Greqinë etj, që janë tregje për Shqipërinë. Situata në Greqi mund të ndikojë në ekonominë shqiptare, që shet te Greqia. Unë jam relativisht optimist që Shqipëria do ta kalojë periudhën e krizës së Eurozonës”,- deklaroi Horst-Dieter Ëesterhoff, ekspert gjerman.
Ndërsa eksperti amerikan Stephen Barclay Strauss shton se “Greqia është partneri i dytë tregtar i Shqipërisë. Gjithashtu është një ndër investitorët direkt kryesor në disa sektorë dhe një numër i madh shqiptarësh jetojnë dhe punojnë në Greqi. Te tre këta elementë nuk kanë sesi të ndikojnë pozitivisht në ekonominë shqiptare. Në këto kushte, ajo që ekonomia shqiptare duhet të bëjë, është të rrisë aftësinë konkurruese”.
(ma.ar/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Kriza, ekspertët e huaj: Ekonomia shqiptare të bëhet konkurruese