E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elez Biberaj dhe Shqiperia ne Tranzicion


Gazetari i njohur Elez Biberaj ka sjellë opinionin e tij mbi dy dekadat pas rënies së regjimit komunist, përmes librit “Shqipëria në Tranzicion”.

Në libër ai rrëfen edhe eksperiencën e tij, që në vitet e para të demokracisë spikati me përkthimin e fjalimit të sekretarit amerikan të Shtetit, James Baker.

Në një intervistë për Top Channel, Biberaj rrëfen emocionet dhe kujtimet e asaj kohe.

“Unë në atë kohë isha mjaft idealist. Mendoja se me përmbysjen e komunizmit, ndryshimet do të ndodhnin shumë shpejt dhe do ishin pozitive”, tregon ai.

Megjithatë, gazetari Tranzicioni është një proces ku duhet të marrin pjesë të gjithë, por elita politike është kryesorja

Elez Biberaj
Gazetar i njohur i Zërit të Amerikës pranon se nuk është arritur më optimalja.

“Shqipëria ka përjetuar ndryshime të tilla, por vendi prap përballet me disa sfida. Gjithësesi, unë jam optimist”, thotë ai.

Sipas tij, ndodhja e Shqipërisë edhe pas 20 vjetësh në tranzicion është përgjegjësi kryesore e klasës politike, por jo vetëm.

“Nuk është vetëm klasa politike përgjegjëse. Tranzicioni është një proces ku duhet të marrin pjesë të gjithë, por elita politike është kryesorja”, nënvizon Biberaj.

Më tej gazetari mohon zërat se librat e tij kanë si qëllim rehabilitimin e figurës së Sali Berishës, dikur president dhe tani kryeministër i Shqipërisë.

“Nuk qëndron hipoteza se po rehabilitoj figurën e Berishës. Ka gazetarë që kanë bërë intervista më të afërta me Berishën se sa unë. Ky është një libër ku unë kam shprehur mendimet e mia, qëndrimin tim ndaj ngjarjeve”, shton Biberaj.

Pak kohë më parë, një vështrim mbi tranzicionin e dha edhe poeti e shkrimtari Daut Gumeni, përmes librit “Tranzicion apo Trashëgimi”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga politika Shtohen azilantët shqiptarë
Pas alarmit të Komisionit Europian për rritjen e përqindjes së azilkërkueseve nga Shqipëria dhe vende të tjera të rajonit, të dhënat publike të Komisariatit të Përgjithshëm belg për Refugjatet dhe Apatridët konfirmojnë këtë rritje. Të vërtetat e Withers përballë pushtetit të gënjeshtrës
Andrea Stefani - Nga përtej Atlantikut, i çliruar nga etika dhe ndrydhjet e arsyeshme që dikton diplomacia, John Withers, ish-ambasador i SHBA në Tiranë, ka folur publikisht për disa të vërteta që, deri në momentet e publikimeve nga “Wikileaks”, kishin mbetur të mbyllura në kabllograme të rezervuara. Idrizi: Greqia po ndërhyn në census
Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi denoncoi përpjekjet e qarqeve greke që sipas tij po ndërhyjnë në procesin e regjistrimit të popullsisë.
Topalli pret homologun kuvajtian
Gjatë një takimi me homologun e saj kuvajtian, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka deklaruar se, marrëdhëniet e mira mes dy vendeve janë një inkurajim real në përkthimin e këtyre raporteve të shkëlqyera politike dhe diplomatike, në fusha të caktuara me një interes të veçantë. Top Story, letra e Withers. “Kabllogramët nuk gënjejnë”
Një ditë pas publikimit të letrës së ish-Ambasadorit Amerikan në Tiranë, John Withers, ish-ambasadorë dhe opinionistë të medias komentuan qëndrimin e tij dhe shtetit që ai përfaqëson në “Top Story”, emisionin e drejtuar nga Sokol Balla.

Lajmet kryesore

Shtohen azilantët shqiptarë
KE i alarmuar për 3 muajt e fundit
Ndërron jetë ish-presidenti Ramiz Alia
Varrimi i Ramiz Alisë
Shkrirja e Azotikut, nisin hetimet
Zbrazen varrezat e makinave

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›