Elhaida Dani prek finalen e The Voice of Italy me I Believe I Can Fly (VIDEO)
Itali- Fenomeni shqiptar Elhaida Dani ka shpërthyer si uragan mbrëmjen e djeshme në spektaklin e talenteve The Voice of Italy duke kaluar kësisoj në finalen e madhe.
19-vjeçarja shqiptare ka arritur sërish të fitojë zemrën e teleshikuesve teksa ka lënë më gojë hapur jurinë me performancën e mbrëmshme me këngën I Believe I Can Fly.
Votimi në gjysmë finale ishte i ndarë në dy pjesë, sepse trajneri i saj Riçardo Cocciante do të duhej të vlerësonte 60 me 40 konkurrentët e tij. Kurse publikue anë të televotimit ka qenë pothuajse i barabartë mes dy konkurrentëve.
Mediat iataline thanë se votat mbrëmë arriten në rekord, mbi 30 mijë të tilla e që u ndanë 50,13% për Mattia Lever dhe 49,87% për Elhaida Dani. Por trajneri Cocciante zgjodhi 19-vjeçaren nga Shkodra, për në finalen e këtij edicioni të The Voice of Italy.