Ndotja e bregdetit, rrezikohet dështimi i sezonit turistik në Durrës
Sezoni turistik i këtij viti rrezikon të dësh tojë. Në prag të çeljes së këtij sezoni, bregdeti i Durrësit i ngjan një "kantieri" mbeturinash. Në këtë periudhë, tradicionalisht bashkia kishte gati elementët promovues për turizmin, ndërsa ishin marrë të gjitha masat për një bregdet të pastër për çdo pushues. Këtë vit panorama paraqitet ndryshe, pasi fondet mbajnë "peng" investimet, shërbimet dhe promovimin e turizmit në pjesën më të bukur të Adriatikut. Kur na ndajnë pak ditë nga çelja e sezonit turistik, Këshilli Bashkiak i Durrësit nuk ka miratuar ende projektbuxhetin dhe për pasojë nuk ka fonde për asnjë projekt.
Gjatë viteve të kaluara, plazhi i Durrësit ka paraqitur një sërë problemesh, të cilave këtë vit do t'u shtohen të tjera, duke nisur që nga ndotja e bregdetit dhe deri tek mungesa e promovimit të bregdetit nëpërmjet fletëpalosjeve apo spoteve promocionale si dhe të aktiviteteve të ndryshme kulturore dhe argëtuese. Aktualisht të gjithë drejtuesit e institucioneve publike, atyre në nivel qendror e lokal janë përfshirë në ethet e zgjedhjeve, duke lënë pas industrinë më fitimprurëse për të gjithë qytetin, turizmin. Ndërkohë, dje prefekti i Durrësit, Genc Juka mblodhi Komitetin e Turizmit. Ai iu bëri thirrje drejtuesve të pushtetit lokal e të zgjedhurve vendorë që të mos e lënë pas dore turizmin, duke u marrë me fushatë elektorale. Juka u kërkoi krerëve të njësive vendore që të marrin masa konkrete në drejtim të promovimit të turizmit, infrastrukturës dhe shërbimeve.
(Shkrimi i plotë sot në Gazeta Shqiptare)
(e.m/BalkanWeb)