PS-ja çel fushatën në Tiranë, Rama: Superskuadër për Rilindje
Tiranë- Partia Socialiste ka prezantuar sot në Pallatin e Sportit Asllan Rusi kandidatët e skuadrës së rilindjes për Qarkun e Tiranës, listë e cila kryesohet nga deputeti Pandeli Majko.
Në fjalën e tij, Majko tha se fitorja në 23 qershor do të nisë nga Tiranë dhe do të jetë e gjithë Shqipërisë.
Me kandidatët e qarkut të Tiranës ne marrim përsipër të nxjerrim vendin nga kriza e stanjacioni, Tirana është si shpirt i trazuar i shqiptarëve, ku flenë bashkë ëndra për të nesërmen, sot Tirana është kryeqyteti më i madh që kanë krijuar shqiptarët, është kryeqyteti i bashkëjetesës fetare, i studentëve, rinisë dhe shpresës për më shumë, këtu fillon shqiptaria e shqiptarëve që po troket në shekullin drejt familjes evropaine,- tha ai.
Ndërsa ju drejtua edhe kundërshtarëve të tij politikë: ta dinë mirë se votat e Tiranës do të mbrohen nga ligji e vullneti i çdo qytetari socalist, mbrojtja e votës në 23 qershor është mbrojtja e lirisë, askush ska para të mjaftushme për të blerë votën e popullit shqiptar, sjanë popull i marrë me qera, fati i shqiptarëve ska çmim,- tha Majko.
Më pas fjalën e ka marrë lideri i opozitës Edi Rama i cili është ndalur nga pak në programin e Partisë Socialiste. Sipas Ramës, shqiptarët duhet të votojnë numrin 29 në 23 qershor, për të patur përjetësisht pronë të vetën, shtëpinë e tyre, për të mos ju frikur më hijes së falimentimit siç tha Rama.
Gjatë festimeve në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”
Sot ju jeni zemra e vet Shqipërisë, zemra që merr gjak nga të gjitha anët e Shqipërisë, ëndrra e të gjithë atyre që erdhën për të ndërtuar një Amerikë të vogël, që prej 22 vjetesh presin shtetin që ti rikthejë një pasuri të patundshme… Në 23 qershor vetëm më një cop letër e me një kryq te numri 29, çdo familje qe pret legalizimin do e kthejë shpinë e vet në pronën e vet përjetësisht të patundshme.
Dua tu them gjithë tironsave dhe tiranasve,…duke bërë një kryq te 29-ta do ta heqin takasën e biznesit të vogël e do rifillojnë të marrin frymë për të shkuar përpara, duke e mbajtur familjen e tyre me punë të ndershme e duke mos ju frikur më hijes së falimentimit.
Tirana është kryeqyteti ku sot si askund presioni dhe kërcenimet në shkelje të lirive të studentëve, nxënësve, mësuesve dhe pedagogëve, .. ne do bëjmë çlirimin e studentëve, nxënësve, mësuesve dhe pedagogëve.
Në mbyllje të kësaj fjale kam dy fjalë për atë që është bërë, fatkeqësisht, plaga më e rëndë e shoqërisë së sotme …. Janë dyfishuar vjedhjet në banesa, janë trefishuar grabitjet në rrugë, janë katërfishuar vrasjet dhe plagosjet dhe unë zotohem se për 300 ditë ne do tu kthejmë shqiptarëve një Polici Shteti të kthyer në krye të detyrës. ….do ta bëjmë rendin e sigurinë një shembull për të cilin çdo shqiptar do të ndjehet i qetë e i sigurt për veten, familjen, jetën e pronën e tij,- tha Rama.