E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjendet i pajetë 40-vjeçari, dyshohet se është përplasur nga një makinë

policiaElbasan- Trupi pajetë i një 40-vjeçari është gjetur gjatë mesnatës në qytetin e Elbasanit, ndërsa mendohet se ai është përplasur nga një automjet.

Policia bën me dije se viktima është gjetur pranë doganës, ndërsa është indetifikuar si Shefqet Çekini.

Dyshohet se në momentin që ai ka qenë duke dalë nga makina e tij, një tjetër automjet e ka përplasur duke i shkaktuar vdekjen, ndërsa drejtuesi i saj është larguar me shpejtësi.

Aktualish policia është duke hetuar mbi autorin e ngjarjes dhe shkaqet e këtij aksidenti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›