E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolegët e zyrës, miqtë më të mirë. Veçanërisht në punë stresuese

koleget-e-zyresKolegët e zyrës mund të jenë miqtë më të mirë që ju keni bërë ndonjëherë, veçanërisht nëse ju punoni në një ambient stresues.

Në këtë përfundim ka arritur studimi nga Lancaster University nëq të cilin rezulton se dita-ditës, kërkesat për miqësite e formuara në zyra janë më të ngusdhtas dhe më emocionale se çdo miqësi tjetër.

Edhe punëtorët të cilët duket se kanë pak gjëra të përbashkëta mund të bëhen miq të mirë, veçanërisht në qoftë se ata duhet të përballen me një shef që ka një karakter të keq dhe e bën punën  stresuese.

Studimi gjithashtu zbuloi se miqtë në punë janë më mirë të vendosur për të ofruar çdo mbështetje tjetër emocionale në kohët e stresit të cilat shtyjnë lidhje shumë të ngushta.

Studimi i quan zyrat e punës si klubet sociale të ‘ditëve moderne’. “Miqësitë jashtë punës janë formuar zakonisht përmes faktorëve të përbashkëta”, gjeti studimi.

Arisa Liço/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›