E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha gjunjëzoi shqiptarët, më votoni të çlirohemi nga regjimi i tij

ed-ramaFier- Edi Rama u ndal sot në Roskovec të Fierit nga ku premtoi se pas 23 qershorit qeveria do të ketë në fokus të sajin mirëqënien e njeriut të zakonshëm dhe familjes së zakonshme.

Rama duke folur para elektoratit të majtë ftoi banorët e zonës ta votojnë për të zbatuar hapjen e vendve të punës përmes sipërmarrjes e biznesit të vogël.

Vota e 23 qershorit është një votë dhe një vendim shumë i rëndësishëm: Me këtë vendim duhet të merrët në interes së familjes të tij,-tha Rama.

Sipas kryesocialistit shqiptarët duke votuar PS-në më 23 qershor i japin fund partisë së një familje e një grushti klientësh siç tha ai të asaj familje.

Që kanë grabitur e rrënuar në këto 8 vjet ShqipërinëKush e do pushtetin në qafë e familjen në gjunjë të votojë Saliun. Kush e do qeverinë në krah e rrugën të hapur për familjen e tij që të jetojë me punë të ndershme ka vetëm një alternative, PS, numër 29,-tha Rama.

Rama theksoi se 29-ta është data e çlirimit të Shqipërisë e se më 23 qershor shqiptarët do ta çlirojnë me votën e tyre vendin nga Sali Berisha.

Dita e madhe e familjes së zakonshme të këtij vendi. Që ti japë fund regjimit të një familjedo të ndërtojmë një qeveri që do të jetë me ju e pranë jush,-premtoi Rama nga Roskoveci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›