Afganistan, vriten katër ushtarë ndërkombëtare në sulme të brendshme
Afganistan- Katër ushtarë ndërkombëtarë janë vrarë në dy sulme të ndara të brednshme në Afganista, zyrtarë nga forca e koalicionit Isaf thonë për BBC-në.
Një burrë i veshur me uniformën e ushtrisë afgane vrau tre ushtarë në një sulm në provincën Paktika, në afërsi të kufirit me Pakistanin.
Një ushtar italian vdiq në një tjetër sulm në provincën Farah në perëndim të vendit, zyrtarët italianë thanë.
Forcat e ISAF-it kanë marrë një sërë masash për tu përpjekur për të ndalur sulmet e tilla.
Sulmi i fundit i brendshëm ndaj trupave të huaja ndodhi më shumë se një muaj më parë. Në incidentin në afërsi të kufirit Pakistan, burime afgane thanë për BBC-në se kur njeri në uniformë të ushtrisë afgane hapi zjarr, trupat e tjera ndërkombëtare iu kundërpërgjigjen.
Tre ushtarë të tjerë italianë janë raportuar të plagosur.
Dorina Bilbili/IDEA/