Elhaida: S'do kem lidhje politike

Këngëtarja shkodrane Elhaida Dani pas triumfit në “The Voice of Italy” nuk ka dhënë asnjë intervistë për mediat shqiptare pasi ndalohet nga produksioni i Rai-t.
Por këngëtarja ka zgjedhur Facebook të falenderojë shqiptarët për besimin tek ajo madje shprehet e kënaqur që ka marrë urime nga persona që nuk e mendonte kurrë se do e telefononin.
“Faleminderit!
Faleminderit me zemër për çdo urim dhe mbeshtetje nga fillimi e deri tani...
Po kaloj disa momente shume te bukura. Kam marre urime nga njerez qe nuk mendoja ndonjehere me te cilet do Kisha mundesine te komunikoja.
Ashtu sic falenderova Italine te enjten qe besoi ne mua, ashtu falenderova dhe Shqiperine time ne shqip ''Faleminderit''. Faleminderit dhe nje here dhe me falni shume qe nuk kam arritur te kthej pergjigje te gjitheve.
Nje perqafim te sinqerte
Elhaida”, transmeton BW te kete shkruar Dani në rrjetin social Facebook.
Më tej Elhaida shkruan një sqarim mbi politikanët shqiptarë, duke theksuar se veç mirënjohjes për ta nuk do të ketë asnjë lidhje politike. “Gjithashtu doja te shtoja se pres me shum dashamiresi dhe perulesi cdo Urim dhe nga politikanet tane, dhe do thoja qe jam e nderuar qe kam shkembyer mesazhe dhe urime me to, por pavaresisht kesaj une jam nje kengetare dhe artiste dhe pervec mirenjohjes nuk do kem asnje lidhje politike”.
Sqarimi i Elhaida vjen fiks pas deklaratës se kryeministrisë ku thuhet se Sali Berisha i telefonoi këngëtares dhe u uroi për çmimin e marrë. Sipas kryeministrisë, Elhaida i ka thënë kryeministrit: "Suksese dhe ju"./Indeksonline/