Elhaida, vota nëpërmjet iTunes

Me afrimin e finales së "The Voice of Italy" mediat italiane shkruajnë se sipas shumë gjasave, fituese do të jetë 20 vjeçarja shqiptare, Elhaida Dani.
Ajo ka publikuar një këngë të re, si pjesë e prezantimit të saj në këtë garë. Kënga titullohet "When Love Calls Your Name" dhe mund të blihet në dyqanin elektronik iTunes. Për çdo blerje të kësaj kënge, Elhaidës i shtohen dy vota në vlersimin e saj final.
Nata finale e "The Voice of Italy" do të transmetohet të enjten, më 30 maj, në televizionin italian "Rai 2" . /Indeksonline/
/>