E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elhami Hajdari emërohet kryeshef ezekutiv i AZHB-zë

Në mbledhjen e sotme, qeveria e Kosovës mori vendim për emërimin e Elhami Hajdarit, kryeshef ekzekutiv i Agjencisë së Zhvillimit të Bujqësisë në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Siç thuhet në komunikatën e Qeverisë, vendimi u mor në pajtim me Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës dhe Rregullores për Procedurat e Emërimit në Pozitat e Larta Drejtuese në Shërbimin Civil, dhe duke u bazuar në rekomandimet e Komisionit për Vlerësimin e Kritereve për Përzgjedhjen e Kryeshefit të Agjencionit të Zhvillimit të Bujqësisë (AZHB)./Indeksonline/  

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›