Të punësuarve në Zyrën Administrative në veri, nga 100 euro shtesë në rrogë

Qeveria e Kosovës mori sot vendim për kompensimin e shtesës prej 100 euro për të gjithë të punësuarit në Zyrën Administrative në veri të Mitrovicës për periudhën janar – dhjetorë 2013.
Të punësuarit e Zyrës Administrative në veri të Mitrovicës do të përfitojnë shtesën prej 100 euro në muaj nga janari e deri në dhjetorë të vitit 2013. Sipas kërkesës së Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, qeveria ka vendosur që të bëhet edhe zhdëmtimi i dëmeve pronësore të shkaktuara ndaj të punësuarve në këtë zyrë dhe të cilat janë evidentuar nga organet e rendit.
Mjetet për shtesën për të punësuarit do të sigurohen nga rezervat e qeverisë, ndërsa zhdëmtimet nga buxheti i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal./Indeksonline/