Haga dënon dy kriminelë serbë me nga 22 vjet burgim

Gjykata për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi ka dënuar ish-ministrin e Brendshëm të serbëve të Bosnjës, Miqo Stanishiq, dhe ish-shefin e policisë, Stojan Zhuplanin, me nga 22 vjet burgim, për shkak të mizorive të kryera gjatë konfliktit në Bosnjë, në vitet ‘90.
Gjykata ka thënë se të dy ata kanë marrë pjesë në fushatën për dëbimin e myslimanëve, kroatëve dhe joserbëve të tjerë nga rajoni, transmeton Rel.
Gjykimi i Stanishiqit dhe Zhuplaninit ka nisur në shtator të vitit 2009./Indeksonline/