Eli Fara, serish drejt Amerikes, por per te pushuar

Jeta e saj prej disa vitesh eshte ndare midis Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Ne fillim, kur u rikthye ne Tirane pas nje kohe te gjate qendrimi ne kontinentin e larget, ndoshta Eli Fara nuk e kishte menduar, se qe nga ajo kohe do te vazhdonte te bente nje jete te dyfishte, qe lidhej sa me punen e saj si kengetare, aq edhe me impenjimet per te bijen, qe tashme nuk eshte me femije. Duket se vajza dhe shkollimi i saj kane qene arsyeja kryesore, qe e rikthyen Elin ne Amerike, gati nje vit me pare. Por ndersa ka perfunduar tashme albumin dhe nje turne te gjate koncertesh ne te gjithe vendin, kengetarja ka nisur te mendoje edhe per disa dite pushim. Ne fakt ky udhetim i radhes, qe do te zgjase te pakten deri ne fillim te vjeshtes lidhet edhe me disa projekte, qe ajo ka lene pezull atje. Sidoqofte, deri te shtunen Eli Fara do te jete ne Shqiperi. Ajo do te qendroje deri atehere ne qytetin e Korces, ku do te kaloje disa dite me te afermit e saj. Nuk dime nese gjate kesaj periudhe ka pasur mundesine te qendroje mjaftueshem edhe me mikeshen e saj Aurela Gace, qe kete vere ka vendosur te jete ne Shqiperi, edhe me projekte te reja artistike.