Gjana: Tokat s'ndahen nga Bollano
TIRANE - Kryetari i bashkise se Himares, Vasil Bollano eshte vene ne qender te kritikave te qeverise per ceshtjen e pronave ne zonen bregdetare. Pas nje heshtjeje te gjate ndaj veprimeve te fundit te Bollanos, tashme dhe anetare te kabinetit qeveritar i kerkojne qe te ushtroje vetem detyren, e te mos marre persiper nisma joligjore per kthimin e pronave, pronareve. Ministri i Bujqesise dhe Ushqimit, Jemin Gjana beri te ditur dje se asnje, perfshire ketu edhe Bollanon, nuk mund te marre persiper te ndaje tokat jashte kornizave te ligjeve ne fuqi. Nder te paret anetare te kabinetit qe reagojne kunder kreut te baskise, Himare, Gjana tha prere dje se tokat do te ndahen, kthehen dhe verifikohen ne baze te ligjeve ne fuqi. "Askush nuk mund te ndaje ne menyre te pavarur e ne kundershtim me ligjin pronat, sic pretenduan ne fundjave pronaret e mbeshtetur dhe nga kryebashkiaku i Himares, Bollano", u shpreh dje Ministri. Sipas tij, ne fuqi jane ligje per te zgjidhur si duhet te gjitha problemet me tokat ne vend. Nder me te fundit, ministri permendi ligjin per "Verifikimin e titujve te pronesise", i cili ka vetem pak dite qe ka hyre ne fuqi. Ministri Gjana tha se ky ligj i qeverise, i votuar ne kuvend, u jep fund komisioneve ekzistuese per ndarjen e tokave dhe percakton ngritjen e komisioneve te posacme qe do te drejtohen nga zv/kryeministri per te verifikuar nje me nje se si jane ndare pronat ne vend. "I bej thirrje kryetarit te bashkise, Vasil Bollano qe te ushtroje detyren e tij", tha Gjana, duke sugjeruar qe te mos perzihet me ceshtje te tjera qe dalin jashte ligjit. Nderkohe ai eshte shprehur se verifikimi i titujve te pronesise do te filloje ne shtator. Reagimi i ministrit te Bujqesise erdhi menjehere pas deklaratave te kryebashkiakut Bollano dhe shoqates Bregdeti, se kerkojne te ngrene komisione te posacme per verifikimin e ndarjes se tokave ne zonen bregdetare. Qendrim qe nuk perputhet aspak me objektivat e qeverise dhe kryesisht Ministrise se Bujqesise, e cila po merret me kete ceshtje. Pra verifikimin e pronave, dhenies se titujve te pronesise dhe perllogaritjen e siperfaqeve te lira per kompensimin e pronareve te ligjshem. Ligji i votuar ne korrik per verifikimin e titujve te pronesise, u miratua dhe ka hyre ne fuqi vetem para pak ditesh. Ne te kerkohet qe te realizohet verifikimi i te gjithe titujve te pronesise qe jane dhene per tokat e ne rast se vertetohet se jane marre abuzive toka ose do te blihet me cmimet e tregut, ose do te sherbeje per kompensimin e pronareve. Rozeta Rapushi
180 Raste
Konfliktuale jane evidentuar deri me sot per kufijte e tokes bujqesore ne nje hapesire prej 2700 hektaresh. Toka e ndare gjithsej 563 mije ha, ose 98.8% e te gjithe siperfaqes se parashikuar per ndarje nga komisionet e tokes prej 569 mije ha.
12. Mije Persona kane bere pushtime te paligjshme te tokes bujqesore. Ndersa 4700 ha toke bujqesore rezulton se eshte perfituar ne menyre te padrejte nga persona qe nuk u takonte. Jo pak individe kane marre tituj pronesie pa u takuar ne baze te ligjit.
Per hetimin se si jane dhene titujt e pronesise per tokat bujqesore, do te ngrihet nje komision i posacem qeveritar i tokes i quajtur "Komision Vendor i Vleresimit". Strukture e cila do te drejtohet nga numri dy i qeverise.
Kryebashkiaku i Himares kerkoi komisione paralele
Kryetari i bashkise se Himares Vasil Bollano dhe Shoqata "Bregdeti" rane dakord disa dite me pare te realizojne ngritjen e komisioneve te posacme ne zonen bregdetare per verifikimin e tokave. Pas diskutimesh te gjata ne nje tryeze te mbledhur te dielen e shkuar, ata sugjeruan ngritjen e komisioneve me perberjen e banoreve te zones se Himares, si dhe nje topograf per te verifikuar si jane ndare pronat ne bregdet. Sipas pjesemarresve te tryezes, mes te cileve dhe shume emigrante te ardhur nga Greqia komisionet e posacme do te funksionojne deri ne 30 nentor, pra rreth tre muaj per te verifikuar cdo toke ne Himare e fshatrat e saj. Pa marre parasysh se nje proces i tille realizohet ne baze te ligjeve ne fuqi nga komisionet e tokes, e ngritura ne cdo qark. Nga ana tjeter pjesemarresit e tryezes, kerkuan dhe abrogimin e ligjit 7501 "Per Token", si ligj komunist. Kryetari i bashkise, Bollano kerkoi gjetjen e nje strategjie te posacme qe te mundesoje kthimin e pronave qe zvarritet prej 15 vitesh.