Eli në film me Klunin? Lajm i rremë

E përndjekura, Elisabeta Kanalis nuk mundet më të ecë e qetë në rrugët e qyteteve italiane. Ajo është fotografuar në momentin kur ka qenë e shoqëruar nga tre policë dhe në sy mbante syzë të mëdha të errëta. E gjithë fama e saj erdhi pasi ajo zgjodhi një shok si Xhorxh Kluni dhe që nga ai moment, asaj nuk i ndahen paparacët.
Por ja që në jetë mund të ndodhin dhe gjëra më të këqija...
Ish velina, për fat të keq, nuk do të xhirojë ndonjë film me yllin e hollivudit, lajmi që u dha më parë për një film, është përgënjeshtruar. Duket që do të jetë pjesë e aktorëve të një seriali televiziv, "Leverage", në TNT. Nuk është ndonjë gjë kushedi se çfarë, por janë të shumtë ata që e kanë nisur famën pikërisht nga aty.