Elia Zaharia: Jeta ime mes Frances dhe Shqiperise dhe Lekes Izaura Ndoj
Pasioni per aktrimin dhe lirshmeria qe e karakterizon e bejne te jete mjaft e kendshme gjate bisedes paraprake. E entuziazmuar dhe plot pasion rrefen jeten e saj mes Frances dhe Shqiperise deri ne keto momente. Kjo eshte aktorja Elia Zaharia, nje emer tashme i njohur i skenes shqiptare. Ne nje interviste per "Koha Jone", Elia Zaharia rrefen fillimisht roli qe do te sjelle per here te pare ne Teatrin Kombetar te Komedise me regji te Erion Kames, fillimet e saj si artiste prane Liceut Artistik, zhvendosjen e saj ne France dhe eksperiencat qe ka pasur si aktore pas disa vitesh studime, lidhjen e saj te ngushte me familjen dhe sidomos me nenen e saj "Mjeshtren e Madhe" Yllka Mujon, pasionet e saj si dhe projektet qe do ta ndjekin ne vazhdim. Pervec pasionit per teatrin, Elia eshte mjaft e dhene edhe pas kinematografise, piktures dhe muzikes, zhanre arti ku ajo ka spikatur qe me heret. Disa nga rolet e saj me te spikatur jane; "Honeymoons" nga Goran Paskaljevic ne vitin 2008, Roli i pare ne "Solitaire" nga Bahram Gueranfar, Roli i pare ne shqiperi ne filmin "Lule te kuqe, lule te zeza" nga Melvan Shanaj, film i nderuar me cmimin e pare ne 2004 ne Festivalin e Filmit "Indipendent" ne Nee York Muzike, etj.
Elia prekni per here te pare skenen e Teatrit te Komedise qe nga ringritja. Roli qe ju do interpretoni para publikut iu eshte besuar nga regjisori Erion Kame. Si ndiheni?
Roli qe me eshte besuar, eshte mjafte interesant shume i veshtire pasi qe ne fillim eshte roli i nje femre me personalitet te dyzuar, midis marteses dhe nje lidhje jashtemartesore e cila e tundon. Portreti i kesaj femre shfaqet i paqendrueshem, nuk i ka idete e qarta. Te dyja polet e terheqin shume forte, nga njera ane keqardhja rutina dhe gjithe ato vite te jetuar me bashkeshortin, dhe nga ana tjeter dashuria e re qe i premton nje te ardhme me pak monotone. Qe kur me eshte propozuar roli nga Erioni me ka intriguar e gjithe komedia dramatike dhe jo vetem personazhi qe une kam marre persiper te sjell per publikun e Teatrit te Komedise. "Dashuri e harruar" eshte nje komedi situatash, e vizatuar me karaktere te vecanta. Absolutisht, eshte nje komedi qe do te gjente publik ne cdo teater nderkombetar per shkak te linjes qe mbart sepse eshte nje problematik qe mund te vendoset ne cdo skaj te globit.
Portreti i nje femre te dyzuar eshte nje sfide persa i perket femres shqiptare?
Kjo komedi dramatike dhe vete autori ka goditur mjafte mire tek te gjithe personazhet. "Dashuri e harruar" i flet te gjithe brezave dhe koherave. Portreti i kesaj femre nuk i flet vetem fenomenit social shqiptar, ajo eshte prekur dhe nga fenomenet ne France, Angli, Amerike, etj. Kudo qe te shkosh do te perballesh me fenomene jashtemartesore apo personalitete te dyzuara. E bukura e kesaj komedie eshte se autori dhe regjisori i kesaj shfaqje e ka trajtuar ne menyre komike. Mesazhi i vepres deperton tek publiku me ane te batutave dhe te qeshures, kur personazhi rrefehet ne kete menyre eshte me i drejtperdrejt, dhe e qeshura vete te krijon nje hapesire duke thithur me kollaj informacion. Eshte shume e rendesishme qe mesazhet qe ne duam te japim te vijne nepermjet humorit.
Pervecse nje aktore e skenes, tashme jeni dhe ne panelin e gjykimit. Per here te pare ju jeni pjese e jurise se Festivalit te Rinjve...?
Kam pare shume pak festivale qe mbahen per te rinjte ne Shqiperi, ndoshta arsyeja se per shume kohe nuk kam jetuar ketu. Me pelqen qe ka filluar qe te rinjve tu jepet dore pasi ato sjellin energji dhe dinamike per te cilen teatri ka nevoje. Mendoj qe iniciativa te tilla duhet te vazhdojne te ndiqen ne menyre qe tu jepet hapesire dhe artisteve te rinj. Ftesen per te qene pjese e jurise se Artisteve te Rinj e pranova pa asnje lloj hezitimi, aq me teper qe mu e qarte qe ne fillim se ne juri ishin emra qe kane dal dhe jane vleresuar nga i njejti festival vite me pare. Juria perbehet nga Andia Xhunga dhe Lorin Terezi, dy regjisor te rinj te dal nga ky festival me cmime te para. E vecanta e ketij bashkepunimi ishte se ishim ne nje mendje per zgjedhjet, nuk eshte se kishte debate per te perzgjedhur. Pak a shume notonim ne te njejtat ujera. Mendoj se kemi bere zgjedhjen e duhur, ju kemi dhene prioritet trupave dhe regjisoreve qe vinin per here te pare ne festival per tu lene mundesine te shprehen, nderkohe ka pasur dhe disa kritere te vene qe ne fillm te konkursit qe ju kemi qendruar me rigorozitet. Gjashte pjeset fituese mendoj se do krijojne nje mozaik shume interesant ne festival; dy drama shqipe te shkruara nga vete autoret pjesemarres, kemi komedi, drama, mendoj se do te kemi nje festival cilesor nga te rinjt.
Karriera juaj artistike ka nisur qe ne femijeri ne Shqiperi. Si e keni pare veten mes Shqiperise dhe Frances?
Roli i pare ne Shqiperi ka qene "Lule te kuqe, lule te zeza" nga Melvan Shanaj, ky ka qene aktiviteti i pare dhe i fundit persa i perket aktrimit, pastaj jam marre me kengen dhe pikturen por jane projekte te tjera. Me ikjen ne France nisa konservatorin "National de la Région de Bordeaux" per art dramatik, duke pasur me vone me "Cours Florent", shkolle private aktrimi persa i perket teorise se aktrimit, etj. Gjate gjithe kohes ne jam marre me kurse teatrale, kemi formuar trupa teatrale ne te gjithe shkollat dhe kemi pergatitur dhe marre pjese ne shume shfaqje, kemi marre pjese ne Avinjonit. Kam pasur nje jete intensive, edhe pse duhet te beja pune te tjera per te jetuar, por edhe teatrit nuk i jam ndare per asnje moment. Ndersa, kur kam ardhur ne Shqiperi kam pasur fatin e madh te luaj ne skenen e Teatri Kombetar, pasi kjo skene me ka frymezuar per te ndjekur kete profesion qe ne femijeri. Oborri i teatrit ka qene tribuna e aktrimit per mua pasi cdo pasdite vija duke shoqeruar mamin (Yllka Mujon) ne prova. Per mua ishte nje enderr shume e madhe qe te prekja skenen e Teatrit Kombetar, madje kur isha ne France mendoja se nuk do ta arrija kurre kete qellim. Absolutisht, e kam thene dhe here te tjera, stadisfaksioni kur aktori interpreton ne gjuhen e vet nuk ka kufij, eshte emocion shume i madh. Ashtu sic shume artiste kane marre kenaqesine ne skenat boterore, si ne Shqiperi nuk jane ndjere kurre. Nje shembull eshte Inva Mula. Une e kam pare ne France dhe ne Shqiperi, emocionet qe Inva ka marre ne skenen shqiptare nuk i ka rrembyer ne asnje skene tjeter.
Pas atyre viteve eksperience cfare ju ka pelqyer me shume ne France?
Ne France, me ka pelqyer ideja qe puna sjelle perfitimin dhe nuk eshte perfitimi qe do te sjelle punen. Qe do te thote; Aktoret e rinj behen bashke dhe i besojne nje projekti deri ne fund dhe pastaj biletat qe shiten eshte perfitimi i punes se bere. Ndersa, ne Shqiperi eshte e kunderta. Per ti ofruar rol dikujt do ti ofrosh nje shume parash, eshte nje sistem ndryshe nga Franca.
Elia, ju kishit nisur nje rruge artistike ne France, perse u kthyet ne Shqiperi?
Zgjedhja qe une bera ne ato momente ishte absolutisht e lidhur me zgjedhjen personale qe bera ne jete. Fakti qe u fejova me Princ Leken, njeri nga ne te dy duhet te bente nje kthese 360 grade. Absolutisht, njeriu qe duhej ta bente kete isha une, pasi vete historia e familjes se tij dhe kaluarit qe ato kane ndjekur per tu kthyer ne atdhe. Ne asnje moment nuk kam menduar te kundershtoja dhe u ktheva me deshiren me te madhe pa ndonje pishman, pasi me priste nje rruge e gjate artistike dhe ne Shqiperi. Kam ardhur me koshience dhe nuk jam penduar aspak, qofte nga perditshmeria e jetes ashtu dhe nga jeta artistike. Kam pasur shansin te interpretoja ne Teatrin Kombetar dy here, tani mu dha mundesia ne Teatrin Kombetar te Komedise, jam me fat. Rikthimi im eshte nje kthim ne origjine.
Pervec teatri keni spikatur edhe ne film. Si e shikoni veten larg teatrit?
Filmi, eshte nje tjeter ane e aktrimit. Ne France kam pasur nje rol ne nje film me metrazh te gjate, nje eksperience shume interesante. Kurse ne Shqiperi ato oferta qe me jane dhene nuk me jane pershtatur. Nuk jam natyre qe them qe per te bere nje film nuk ka rendesi se cfare roli, mjafton qe te interpretoj. Une dua qe roli te me flas pak, te ngjalle dicka brenda meje pasi nese nuk ndodh ky reagim nuk do te jap asnjehere me te miren e vetes sime. Mendoj qe te refuzosh nje rol qe nuk te duket i duhur i ben shume mire karrieres artistike.
Duke qene se jeni e bija e "Mjeshtres se madhe" Yllka Mujo, ka ndikuar tek zgjedhja juaj ky fakt?
Ne familje kemi pasur dy ekstreme. Mami ishte ne profesion aktore dhe babi arsimtar. Ne pergjithesi babi eshte treguar mjafte skeptik, ka bere cmos qe te zgjidhja nje profesion dhe jo nje shkolle arti. Ndersa, mami nuk ka ndikuar ne zgjedhjen time, gjithmone ka dashur te jem e lirshme por, duke me treguar veshtiresite qe kishte rruga e gjate e artistit sepse te gjithe e dine qe nuk eshte e lehte te besh teater ne Shqiperi. Askush nuk me eshte imponuar ne zgjedhjet e mija, por mamin e kam ndjekur gjithmone nga pas ne prova, ne shfaqje. Nese femijet e lagjes rriteshin neper parqe lodrash, une jam rritur ne oborrin e teatrit, dhe notin e kam mesuar tek kjo pishina qe tani eshte bere kenete. Per kete arsye do dukej cuditshem nese do devijoja larg artit
Pervec aktrimit ju jeni diplomuar edhe ne Liceun Artistik per pikture. Vazhdoni te pikturoni?
Me ikjen ne France per 8 vjet nuk kam prekur penelat me dore. Arsyeja, nuk kam pasur kohe asnje moment, ritmi i jetes atje eshte shume i shpejte. Nderkohe, me ardhjen ne Shqiperi kam gjetur kohe dhe i jam kthyer piktures. Absolutisht, keto jane profesione qe nese ti i le ato te braktisin dyfish. Me eshte dashur shume kohe qe te gjeje lirshmeri ne pikture. Megjithate tani eshte nje moment qe po e shijoj pikturen, nuk po pikturoj me vrullin e muajve te pare po bej pak por, po e shijoj.
Cilat jane gjinite e pikturave qe ushtroni me shume?
Me pelqen impresionizmi, peizazhi, personazhi. Shpesh here per tu stervitur kopjoj piktoret qe kam perzemert, te ndihmojne shume ne zhdervjelltesimin e dores. Kryesisht eshte impresionizmi rryma qe me terheq me shume, dhe drejt asaj shkoj gjithmone.
Ndoshta nje te ardhme do t'iu shikojme me nje ekspozite personale?
Nuk kam ambicie. Pikturen dhe muziken i kam per kenaqesi, nuk mund te them se ne teater po me mbyt ambicia por nga artet qe kam prekur teatri eshte nje nga artet qe kam prekur me seriozisht. Nese ndonje dite do te realizoje nje ekspozite do ta beja vetem per kenaqesi jo per te shitur.
Po muzika vend ze tek ju?
Qe ne vitet e adoleshences, kam pasur pasion te kendoj muzike te lehte shqiptare. Prirjet vokale bene te isha pjese e grupit me te famshem te atyre viteve "Spirit Voice". Pas formimit te grupit kemi qene te angazhuar me koncerte ne te gjithe Shqiperine dhe Kosoven. Eksperienca me e bukur ka qene ne vitin 2000 ku kemi mbajtur nje sere koncertesh bamiresie ne Kosoven e pasluftes. Dhe muzika eshte nje pasion qe ka zene nje vend te vecante ne nje kohe te caktuar tek une.
Cilat jane projektet qe do t'iu rikthejne serish ne skene me role te tjera?
Kam disa projekte por do ti le surprize. Do te them vetem kaq, nuk kane te bejne me teatrin.