Imami: Publikimi i dokumenteve nga PS cenon sigurine kombetare Eva Gjura
Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ka thyer heshtjen duke reaguar ndaj akuzave te opozites per blerjen e armatimeve per Sherbimin Informativ te Ushtrise. Gjate nje konference per shtyp, ministri i Imami e ka cilesuar te pafalshem publikimin e dokumenteve sekrete nga ana e Partise Socialiste, te cilat, sipas tij, cenojne sigurine kombetare. "Eshte e pafalshme qe dokumente qe mbajne siglen sekret dalin jashte, eshte e pafalshme qe dalin ne disa gazeta te lidhura ngushte me PS, eshte e pafalshme qe deputetet socialiste kerkojne te dhena per dokumente te tilla sekrete neper konferenca per shtyp", - u shpreh Imami. Ministri ka theksuar me tej se botimi i tyre eshte ne kundershtimin me ligjin, pasi perben cenimin e sigurise kombetare. Duke u ndalur tek akuzat konkrete qe opozita ka bere per blerjen e pajisjeve dhe armeve, Ministri ka sqaruar se "fusha e veprimtarise operacionale te SHIU-t si nje agjenci e inteligjences ushtarake shtrihet brenda Forcave te Armatosura dhe si nje prej agjencive te inteligjences ushtarake te NATO-s shtrihet ne teatrin e operacioneve te Aleances. SHIU, duke qene nje agjenci e inteligjences ushtarake, nuk mund te prokuroje gje tjeter pervecse pajisjeve, sistemeve dhe armatimit qe jane ne mbeshtetje te misionit te tij". Ministri ka nenvizuar faktin se blerja e pajisjeve ne fjale eshte bere mbi bazen e legjislacionit per blerjen e mallrave ushtarake. Lidhur me daten e kesaj blerje, Ministri i Mbrojtjes tha se e ka firmosur proceduren e nisjes se blerjes me 19 janar pas kerkesave operacionale te SHIU-t qe datojne shume me heret, ndersa blerja e tyre eshte bere me vone, por, - shton ai, - vetem ato qe e dine se cdo te ndodhte dhe e organizuan 21 Janarin, mund te pergjigjen per kete date dhe ato jane ne partine e zotit Brace. "PS nuk ka pse te trembet, sepse Ministria e Mbrojtjes nuk eshte ajo e Beqir Ballukut qe do te rrethonte Komitetin e Partise se Tiranes, ku sot ndodhet Komiteti Qendror i Partise Socialiste, nga ku shpertheu me zemerim zoti Brace, por ajo do te duhej te shqetesohej me seriozitetin dhe konfidencialitetin e nevojshem per pajisjen sa me te mire te SHIU-t", - u shpreh ministri i Mbrojtjes. Me tej, kreu i institucionit te Mbrojtjes i ka kujtuar opozites se institucionet nuk drejtohen ne baze te pazareve. "Trajtimi i papergjegjshem i ceshtjeve te sigurise kombetare dhe shnderrimi i tyre ne pazare tregon se PS eshte e papergatitur, e paafte dhe e papershtatshme per te drejtuar institucione te kesaj rendesie kombetare", - tha Imami, i cili ka theksuar se sulmet e perseritura te PS nuk e perjashtojne ate nga pergjegjesia historike e bllokimit dhe sabotimit te reformave legjislative per marrjen e statusit te vendit kandidat per anetaresim ne BE. Gjithashtu, ai i ka kerkuar PS t'u shpjegonte qytetareve shqiptare pse po bllokon ligjin per administraten publike dhe ligjin per Gjykaten e Larte.